×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Njohu Jerusalemin si kryeqytet, ja si e nderon klubi sportiv presidentin Trump...

Hënë, 14 May 2018 10:26

Pasi Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan. 

Para përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, këtë të hënë, klubi do të luajë në ligën “ha’Al” me emrin Beitar Trump Jerusalem, si “mirënjohje për guximin e treguar nga presidenti i Amerikës”.

Në Dhjetor të vitit të shkuar, presidenti Trump doli kundër gjithë aleatëve dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Jerusalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”,- thotë njoftimi për shtyp nga Beitar, që nuk sqaron nëse ndryshimi i emrit do të jetë i përhershëm.

“Presidenti Trump shfaqi guxim dhe dashuri të pastër për popullin izraelit dhe kryeqytetin e tyre, dhe shtete të tjera po vazhdojnë ta ndjekin, duke i dhënë Jerusalemit statusin që i takon. Për këtë arsye, Beitar Jerusalem, një nga simbolet më të mëdha të këtij qyteti, ka dëshirë ta nderojë presidentin për mbështetjen me një veprim simbolik nga ana jonë”,- vazhdon njoftimi për shtyp.

“Presidenti i klubit, pronari Eli Tabib dhe menaxheri Eli Ohana, kanë vendosur t’i vënë klubit emrin e presidentit amerikan, i cili bëri histori. Që tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem”,- pohon klubi në këtë deklaratë.

Beitar ka fituar gjashtë kupa të ligës ha’Al dhe pritet që sezonin 2017-2018 ta përfundojnë të dytët pas Hapoel Be’er Sheva./TCH/

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...