Atentat në Athinë, sulmohet sërish me bomba molotov shtëpia e ministrit grek

Hënë, 14 May 2018 13:54

Shtëpia e ministrit grek të Shtetit, Alekos Flamburaris u bë përsëri objekt i një atentati me bombë, dje në orët e para të mëngjesit.

Një grup të rinjsh ka sulmuar një patrulle policie të stacionuar jashtë shtëpisë së ministrit, duke përdorur gurë, shishe dhe duke shkaktuar dëme materiale në makinat përreth. Autoritetet greke pohuan se grupi i anarkistëve hodhi rreth 10 kokteile molotov kundër banesës. Grupi dëmtoi edhe disa makina në lagje. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës në lagjien Eksarqia të Athinës, në kohën kur ministri ndodhej në banesë. Për fat, dëmet në banesë ishin vetëm jashtë mureve dhe banorët e saj nuk u rrezikuan.

Prej sulmit u dëmtuan rëndë dy automjete dhe njëri prej policëve që ruanin banesën mori plagë të lehta dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Athinës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjysmë ore më vonë, një tjetër sulm ndaj forcave të policisë ndodhi jashtë zyrave të PASOK-ut, në rrugën “Harilau Trikoupi” në të cilën nuk u verifikuan dëme. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Sulmi nuk është marrë përsipër prej grupeve anarkiste, por burime thanë se banesa e ministrit Flamburtaris u krye prej anarkistëve që kundërshtojnë politikat e qeverisë “Tsipras”, kryesisht reformën e skemës së sigurimeve.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...