Merkel: Paqja në Ballkan - shumë e brishtë

Hënë, 14 May 2018 15:47

Në Konventën Kombëtare të Katolikëve,që u mbajt në Mynster të Gjermanisë foli edhe kancelarja Angela Merkel. Merkeli përcolli përshtypje nga takimet e fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor e detyrat para vetes.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se Ballkani Perëndimor mbetet një nga detyrat e Gjermanisë në politikën e jashtme. Merkeli u ndal te Ballkani të premten, në kuadër të diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve,  e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. 
"Tani, pas fundit të Luftës së Ftohtë ne kujtuam se koha e konflikteve të mëdha politike kishte kaluar. Por shumë shpejt mësuam se kjo nuk qëndron - në shembullin e luftërave në Ballkanin Perëndimor", tha kancelarja gjermane.
"Ende sot (Ballkani Perëndimor) është një nga detyrat tona në politikën e jashtme - natyrisht ti duhet të negociosh më parë me ambientin përreth teje, unë kalova shumë kohë këtë javë me këtë temë - që të sigurosh rendin e paqes atje. Ai është shumë i brishtë".Angela Merkel u ndal më tej në konfliktet kufitare dhe të natyrave të tjera, që vazhdojnë të kenë me njëra-tjetrën shumë shtete ballkanike.
"Edhe po ta hedhësh vështrimin te Kosova, te Serbia, te Bosnja dhe Hercegovina. Edhe po të shohësh mosmarrëveshjen për emrin në Maqedoni, konflikte kufitare këtu dhe atje, madje edhe Sllovenia dhe Kroacia vazhdojnë të flasin ende për kufijtë e tyre." 
Merkeli u shpreh e vendosur se Gjermanisë dhe shteteve perëndimore i duhet të punojë për t'i zgjidhur këto konflikte."Na duhet t'i zgjidhim të gjitha këto, në mënyrë që të mos ekzistojë gjithmonë një tension i caktuar, që mund të rindizet në çdo kohë", tha kancelarja e Gjermanisë. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...