×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bilanc lufte në Gaza, izraelitët plagosin gazetarin e Al Jazeera

Hënë, 14 May 2018 18:36

Forcat e armatosura izraelite kanë vrarë sot 52 palestinezë gjatë protestave në Gaza si dhe kanë plagosur më shumë se 2400 të tjerë.

Mes të plagosurve është edhe gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh, të cilin e kanë zënë plumbat gjatë raportimit nga terreni.

Pjesa më e madhe e të vrarëve nga ushtria izraelite janë djem të rinj, nga mosha 14 deri në 35 vjeç.

Protestat nisën sot gjatë inagurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, por ushtria izraelite u përgjigj ashpër.

Organizata e të drejtave të njeriut në OKB ka bërë thirrje të ndalohen menjëherë të shtënat me armë në drejtim të protestuesve palestinezë.

Kryeministrja britanike Theresa May është shprehur e shqetësuar dhe ka thënë se po monitoron zhvillimet.

“Jemi të shqetësuar për atë që po ndodh në Gaza. Bëjmë thirrje për qetësim të situatës. Kjo nuk i ndihmon aspak paqes. Britania e Madhe mbetet e vendosur për zgjidhjen dy-shtete me Jerusalemin si kryeqytet të përbashkët”, tha zëdhënësja e May.dgsdfghsdfhrh

dgsdfghsdfhrh

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...