×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Hetimi/ Avioni “Malaysia Airlines” mund të jetë rrëzuar qëllimisht

Hënë, 14 May 2018 19:20

Një hetim i kryer nga një program televiziv i “Australian TV” sugjeron se piloti i fluturimit “370” të “Malaysia Airlines”, avion me 239 persona në bord që u zhduk mbi 4 vite më parë, mund të jetë rrëzuar qëllimisht në oqeanin Indian.

Hetuesit janë ende duke kërkuar për mbetjet e avionit, por konkluzionet e këtij paneli ekspertësh të aviacionit ngrejnë mundësinë që njëri prej mistereve më të mëdha të aviacionit të kohëve moderne mund të mos ketë qenë një aksident katastrofik, por një vrasje e mundshme masive.

Emisioni “60 Minutes Australia” mblodhi së bashku një grup ekspertësh ndërkombëtarë të aviacionit, të cilët thonë se zhdukja e “MH370” mund të jetë një akt kriminal i pilotit veteran, kapitenit Zaharie Ahmad Shah.

“Ai ka vendosur të vetëvritet. Fatkeqësisht vrau edhe këdo tjetër në bordin e atij avioni, e këtë e bëri qëllimisht”, tha hetuesi i “Canadian Air”, Larry Vance.

Ndërkohë, piloti i një “Boeing 777” dhe njëkohësisht instruktor, Simon Hardy rindërtoi planin e fluturimit bazuar mbi një radar ushtarak, e tha se kapiteni Shah fluturoi mbi vijën kufitare mes Malajzisë dhe Tajlandës, duke kaluar sa në hapësirën ajrore të njërit vend në tjetrën, për të shmangur diktimin.

“Ai e kreu kështu punën – thotë Hardy, – sepse siç e dimë dhe e pranojmë si fakt, ushtria nuk mund të vijë e të interceptojë një avion pasagjerësh”.

Hardy bëri gjithashtu edhe një zbulim të çuditshëm: Kapiteni Shah, me gjasë e zhyti krahun e avionit mbi Penang, vendlindjen e tij.

“Dikush ka qenë duke vëzhguar nga dritarja”, sugjeroi ai.

“Pse duhej që ai (piloti) të shihte hapësirën mbi Penang?”, e pyeti moderatorja Tara Broën.

“Mund të ketë qenë një lamtumirë e gjatë ose e shkurtër emocionale”, u kundërpërgjigj Hardy.

Dy prej ekspertëve të hetimit refuzuan të pranonin skenarin e Byrosë australiane për Sigurinë në Transport, sipas së cilës “rrëzimi vdekjeprurës” ndodhi pa pasur dikë në kontroll.

“Mendoj se dikush e ka kontrolluar avionin deri në sekondat e fundit”, tha Hardy.

Ata argumentuan gjithashtu se kapiteni Shah e zgjati fluturimin e “MH370”-s edhe për 115 milje të tjera, krahasuar me versionin e parë të hetuesve.

“Ka qenë mision nga një apo dy pjesëtarë të ekuipazhit për ta fshehur avionin sa më larg të mundeshin nga vendet e populluara”, thotë Hardy, duke shtuar se pikërisht kjo i detyron hetuesit të zhvendosen shumë më larg nga zona ku po kryhen kërkime aktualisht.

“CBS Neës” ka folur me disa prej familjarëve të viktimave të “MH370”-s, disa prej të cilëve janë shprehur se këto gjetje nuk janë aspak risi për ta, megjithatë, pa prova mjekoligjore askush nuk mund t’i bindë ata.

Familja e kapitenit Shah iu kundërpërgjigj televizionit amerikan “CBS News”, duke thënë se “drejtimi i gishtit të fajit nga piloti nuk i bën hetuesit ekspertë, por ata duhet të gjejnë avionin”. Deri më tani, “Malaysia Airlines” nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...