×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kinë/ Thyhet dritarja e avionit, presioni i ajrit për pak thith pilotin

Tuesday, 15 May 2018 16:40

Një avion i Sichuan Airlines (Airbus A319) u detyrua të kryejë një ulje ekstreme emergjente në Kinë, pasi një nga xhamat e kabinës u shkatërrua, gati duke thithur ndihmës pilotin nga avioni në 10 mijë metra lartësi.

Avioni u ngrit nga qyteti i Chongqing ditën e hënë dhe ka arritur të ngrihet në 10 mijë metra lartësi kur një xham në anën e djathtë të kabinës u hodh papritmas, duke detyruar një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Chengdu Shuangliu.fdg

 “Nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese, papritmas xhami sapo kishte plasaritur dhe bëri një zhurmë të madhe. Gjëja tjetër që mund të them është se ndihmës piloti gati u thith nga dritarja”, tha kapiten Liu Chuanjian.

Ndihmës piloti dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit pësuan lëndime të lehta, duke marrë parasysh shkallën e dëmtimit, tha autoriteti i aviacionit të Kinës, pa dhënë hollësi për atë që mund të ketë shkaktuar incidentin.

Për fat të mirë, avioni u ul në mënyrë të sigurt me të gjithë 119 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit në bord.

1526390204 avioni

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...