Turqia e Erdoganit, proruse dhe antiamerikane, tërheq ambasadorët nga SHBA dhe Izraeli

Tuesday, 15 May 2018 20:10

Turqia kundërveproi pas ceremonisë së përurimin e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem. Zëdhënësi i qeverisë turke dhe zëvendëskryeministri Bekir Bozdag i mëshuan faktit të “martirizimit të palestinezëve”, në mënyrë që të lihej në heshtje ceremonia festive në Jerusalem. Për Bozdagun Jeruzalemi “do të vazhdojë të jetë kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez, siç ka qenë që në kohët shkuara”. Bozdag njoftoi se Turqia vendosi të shpallë tri ditë zie me qëllim për t’u solidarizuar me palestinezët dhe për të përkujtuar me nderim “dëshmorët e rënë”, duke shtuar se vendi i tij gjithashtu ka vendosur të thërrasë në një takim të jashtëzakonshëm Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI).

Po ashtu, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit paraqet një kërcënim për paqen në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në emisionin e BBC-së, “Hard Talk”, Erdoğani komentoi zhvillimet aktuale të cilat kanë të bëjnë me situatën rajonale dhe botërore. Vlerësoi të gabuar vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja ndërkombëtare me Iranin, pasi siç tha, marrëveshja është dakorduar dhe nënshkruar, dhe si e tillë duhet të ruhet në frymën e standardeve ndërkombëtare mbi respektimin e saj.

Në vijim, Turqia deklaroi tërheqjen e ambasadorëve të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Izraeli, si protestë zyrtare ndaj vendimit të administratës së presidentit Donald Trump për ta zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Agjencia shtetërore turke e lajmeve citoi zëvendëskryeministrin Bekir Bozdag, ka thënë se diplomatët e lartë janë urdhëruar të kthehen në Turqi.

I pyetur se për sa kohë do të zgjasë kjo protestë e Turqisë, një zëdhënës në ambasadën në Uashington është përgjigjur: “Nuk e dimë në këtë fazë”.

Rruga e sotme e Turqisë është një aventurë e rrezikshme që e çon drejt lindjes, në të njëjtat drejtime si politika ruse. Erdogan njihet si mbështetës i madh i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...