Koreja e Veriut mund të pezullojë takimin me presidentin Trump

E mërkurë, 16 May 2018 10:08

Koreja e Veriut është kërcënuar me tërheqje nga takimi i planifikuar për muajin e ardhshëm ndërmjet udhëheqësit të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë të transmetuar të mërkurën herët në mënges nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, zëvendësministri i parë i punëve të Jashtme, Kim Kye Gwan, tha se Pheniani do të detyrohet të "rishqyrtojë" nëse do të marrë pjesë në takimin e 12 qershorit në Singapor, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë që regjimi njëanshëm të braktisë armët e tij bërthamore.

Kim tha se Koreja e Veriut nuk do të jetë e interesuar për takimin nëse Washingtoni provon "të na shtyjë njëanshëm në qoshe dhe na detyron të heqim dorë nga armët bërthamore".

Deklarata është veprimi i fundit i Koresë së Veriut në 24 orën që duket se po fundosë periudhën e shtendosjeve në gadishullin korean. Bisedimet e nivelit të lartë të planifikuara për të mërkurën me Korenë e Jugut, u anuluan papritmas nga Pheniani, i cili ju referua stërvitjeve aktuale të përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara me Korenë e Jugut. KCNA tha se stërvitjet Max Thunder janë një "provë për pushtimin" e Koresë së Veriut dhe një provokim.

Deklarata paralajmëron edhe Shtete e Bashkuara "që duhet të jenë të kujdesshme rreth fatit të takimit të planifikuar në dritën e këtyre stërvitjeve provokuese ushtarake të përbashkëta me autoritetet e Koresë së Jugut.

Shtëpia e Bardhë, ishte e rezervuar përveç që tha se do të vazhdojë të bashkërendojë ngushtë me aleatët e saj.

Pentagoni e përshkroi stërvitjen Max Thunder si një stërvitje të zakonshme vjetore ndërmjet Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, nënvizoi se Kim ka thënë se e kupton dhe vlerëson rëndësinë e stërvitjeve të tilla për Shtetet e Bashkuara. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me planet për takimin me Kim Jong Un.

Por, ata që kanë punuar ngushtë me Korenë e Veriut, thonë se ka pjesëtarë të vijës së fortë që duan të sabotojnë negociatat diplomatike që ata besojnë se mund të rrezikojnë dinastinë Kim.

Seouli tha të mërkurën se bisedimet ndërmjet Veriut dhe Jugut, do të përqendroheshin në planet për çmilitarizim dhe për t'i dhënë fund edhe formalisht luftës së Koresë. /Voa/

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...