500 milionë dollarë dëmshpërblim gjimnazisteve që u abuzuan seksualisht nga mjeku

E Enjte, 17 May 2018 11:29

500 milionë dollarë do të dëmshpërblehen nga Universiteti i shtetit të Michigan  gjimnastët që janë abuzuar nga ish mjeku i ekipit të tij, Larry Nassar. Mjeku me pretendimin e trajtimit mjekësor ka abuzuar seksualisht me 332 vjaza.

Marrëveshja e dëmshpërblimit u njoftua nga një kompani ligjore kaliforniane, që përfaqëson  viktimat e Nassar.

Sipas avokatëve, 425 milionë dollarë do t’i paguhen akuzueseve dhe 75 milionë të tjera do të rezervohen për akuza të mundshme në të ardhmen kundër Nassar apo universitetit. Në deklaratën e avokatëve nuk sqarohej se si paratë do t’i shpërndaheshin çdonjërës prej akuzueseve të Nassar.

Shumë prej viktimave që i mbijetuan abuzimit seksual të Larry Nassar, nuk ishin të zemëruara thjeshtë me çka ai u kish bërë atyre, por ndjenin edhe se institucionet ia kishin lënë atij hapur mundësitë për abuzim.

Universiteti i Michigan ishte vendi ku ai kish punuar prej dekadash dhe shumë prej gjimnasteve ndjenin se ankesat e tyre ishin injoruar. Marrëveshja për kompensim është një pranim nga universiteti i faktit se ngjarjet mund të kishin marrë një tjetër rrjedhë.

Gjatë procesit të gjykimit njëri nga babai i viktimave ka sulmuar abuzuesin, Larry Nassar.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 11:45

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...