Trump takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, bien dakord për fuqizimin e Aleancës

Premte, 18 May 2018 09:28

Presidenti Donald Trump u takua në Uashington me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ndërsa ekzistojnë konflikte mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europianë në Aleancën më të rëndësishme të Perëndimit.

Pas takimit, ata mbajtën një konferencë shtypi, ku midis të tjerash theksuan rëndësinë e fuqizimit të Aleancës përmes bashkëpunimit dhe rritjes së kontributeve financiare nga vendet anëtare.
Zoti Trump tha se Aleanca është fuqizuar në saje të rritjes gjatë vitit të fundit të kontributeve financiare. Por ai shtoi se ka ende vende, siç është Gjermania, që duhet t'i shtojnë kontributet për Aleancën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se në saje të bashkëpunimit mes vendeve anëtare dhe fuqizimit të Aleancës, gjatë vitit të fundit janë shënuar suksese në luftën kundër terrorizmit.
Presidenti Trump e falenderoi zotin Stoltenberg për presionin ndaj vendeve anëtare të NATO-s për të rritur buxhetin e tyre për mbrojtjen.
Javën e kaluar zoti Trump u rezistoi udhëheqësve europianë, duke u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare që synonte kufizimin e programit bërthamor të Iranit. Tre vende europiane – nënshkruese të marrëveshjes: Britania, Franca dhe Gjermania, po vazhdojnë ta mbështesin marrëveshjen, edhe pse Trump ka thënë se ajo nuk ka bërë asgjë për t’i parandaluar provat me raketa balistike të Iranit, apo ndërhyrjet e Teheranit në Lindjen e Mesme.
"Ne jemi duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje praktike për marrëveshjen me Iranin. Jemi duke biseduar për të gjetur zgjidhje që ta ruajmë marrëveshjen”, - tha këtë javë kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini.
Veç kësaj, Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve të huaja të aluminit dhe çelikut, përfshirë nga vendet europiane, megjithëse më vonë ai e përjashtoi deri më 1 qershor nga tarifat, organizatën 28-vendëshe.
Në fillimet e presidencës së tij, Trump ishte kritik i hapur NATO-s. Ai thonte se vendet anëtare të Aleancës Perëndimore të formuar kundër agresionit rus në fund të Luftës së Dytë Botërore, nuk e kishin përmbushur kuotën e caktuar prej 2 për qindësh të prodhimit të tyre të përgjithshëm ekonomik, për shpenzimet e mbrojtjes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...