×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

SHBA, nxënësit e Santa Fesë në Teksas përballë traumës pas vrasjes masive

Diel, 20 May 2018 16:23

Pas vrasjes me armë në një shkollë të mesme të Teksasit në qytetin e vogël të Santa Fe-së, studentët që mbijetuan po përjetojnë pasojat e dhimbshme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee foli me dy prej tyre, të cilët vendosën se puna është mënyra më e mirë për t’u përballuar me traumën.

Brandy Kraft dhe Dylan Mittelsted kanë disa gjëra të përbashkëta. Ata janë të dy 17 vjeç, punojnë në supermarketin Arlan’s, dhe tani ata ndajnë eksperiencën e një traume që adoleshentët kurrë nuk duhet ta përjetojnë.
“Sa arrij në punë, shkoj në banjo, qaj, deri sa ta mbledh veten për të bërë punën dhe për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin” thotë Dylan.
Sipas tij, e kishte të nevojshme të punonte.
“Tani më duhet ta heq mendjen nga ç’ka ndodhur sepse ka njerëz që u plagosën ose u vranë. Unë nuk isha njëri prej tyre kështu që duhet të ndihem mirënjohës që nuk humba jetën, në vend që të rri të pyes veten ‘po sikur’?”
Brandy Kraft përpiqet t’i buzëqeshë klientëve, por nuk ka qenë e lehtë për të.
“Është me të vërtetë e frikshme të jesh në një komunitet ku ndihesh e sigurt, kjo ndjesi sigurie të të mohohet brenda një çasti. Shumë nga shokët e shoqet e mia ishin viktima të sulmit”.
Brandy e njihte autorin e sulmit, 17-vjeçarin Dimitrios Pagourzis, i cili tani është i arrestuar.
“Kjo që bëri Dimitri nuk është e drejtë. Unë ende nuk e imagjinoj dot që ai bëri një gjë të tillë. Akoma më duket sikur ishte një ëndërr e keqe. Ai ishte gjithmonë tipi i urtë, që nuk fliste shumë me të tjerët. Ai as nuk ngrinte dorën për pyetje në klasë. Thjeshtë bënte detyrat, dhe rrinte urtë”.
Brandy ndihet e pafuqishme, dhe dëshiron të bëjë diçka të rrisë ndërgjegjësimin mbi vrasjet në shkolla.
“Mendoj se duhet të ketë ligje më të rrepta për armët. Unë nuk jam nga Teksasi, jam nga shteti i Dakotës së Veriut. Dhe kur erdha për herë të parë këtu nëntë vjet më parë, pashë se të gjithë i donin armët dhe e respektoja këtë. Është për sigurinë e tyre. Por kur dikush e abuzon të drejtën, ndihem e pasigurt sepse nuk dihet ç’ndodh. Një klient mund të vijë në dyqan dhe të ketë një pistoletë fshehur. Nuk i dihet. Erdha në punë sot, megjithëse është e vështirë për t’u thënë, por erdha sepse jeta vazhdon”.
Brandy dhe Dylan po e përballojnë traumën në mënyra të ndryshme.
“Kur vij në punë përpiqem të buzëqesh. Mundohem t’i pyes klientët ‘si po ju shkon dita? Jeni mirë?” thotë Brandy.
“Kohë. Koha është e vetmja gjë që do të më ndihmojë tani” shpjego Dylan.
...ndërsa punojnë, ata presin që me kalimin e kohës, t’u kalojë edhe tronditja nga trauma që përjetuan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...