×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Trump kritikon ashpër hetimin për pretendimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje

Hënë, 21 May 2018 09:06

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lëshoi një valë kritikash të dielën lidhur me hetimin mbi lidhjet e mundshme të zyrtarëve të fushatës së tij në 2016 me Rusinë dhe mbi pengimin e mundshëm të drejtësisë nga ana e tij.

"Situata po bëhet vërtet qesharake”, shkruante ai në një nga gjashtë postimet mbi këtë temë në Twitter, duke shtruar pyetjen se kur do të mbyllet hetimi, duke e quajtur atë “një gjueti shtrigash 20 milionë dollarësh”.

Ai shprehu pretendimin se hetuesit nuk “kanë gjetur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë. Asnjë pengim, por ata nuk po hetojnë korrupsionin” në fushatën e ish- rivales së tij demokrate Hillary Clinton.

Udhëheqësi amerikan tha se hetimi i prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller "ka hequr dorë nga Rusia dhe po merret tani me pjesën tjetër të botës” dhe lidhjeve të saj me fushatën e zotit Trump.

Presidenti tha se zoti Mueller, i cili është i autorizuar të hetojë edhe për çështje që kanë lidhje me hetimin për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet amerikane për të ndihmuar në fitoren e zotit Trump gjatë procesit, “mund të jetë lehtësisht në gjendje” që ta zgjasë hetimin deri kur të mbahen zgjedhjet e Kongresit në nëntor, ku ai dhe ekipi i tij “mund të dëmtojnë partinë republikane”.

"Republikanët dhe amerikanët e vërtetë duhet të fillojnë të tregohen të ashpër me këtë mashtrim”.

Hetimi i zotit Mueller nuk ka dhënë shenja se do të përfundojë së shpejti. Ai ka ngritur akuza ndaj disa individëve dhe entiteteve ruse për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, përmes prodhimit të lajmeve të rreme ku flitej për për çështje të debatueshme në Shtetet e Bashkuara, si edhe ka siguruar pranimin e fajësisë nga tre pjesëtarë të fushatës së zotit Trump që tani po bashkëpunojnë me prokurorët. /Voa/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...