Ndahet nga jeta ish-presidentja e Parlamentit Europian, ishte mike e mirë e Kosovës

Hënë, 21 May 2018 12:11

Është ndarë nga jeta ish-presidentja e Parlamentit Europian, Nicole Fontaine , e cila njihet edhe si një mike e mirë e Kosovës.

Fontaine e cila ka mbajtur gjithashtu postin e ish-ministres franceze të Industrisë, vdiq të enjten në moshën 76-vjeçare, bëri të ditur sot ish-ministri Dominique Bussereau.

Presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësoi si figurën e një gruaje të përkushtuar, e cila përgjatë 35 viteve të karrierës së saj politike udhëhoqi luftën për ndërtimin evropian, sipas një deklarate të presidencës.

Macron theksoi gjithashtu angazhimin e saj në drejtim të arsimit. Fontaine u lind më 16 janar të vitit 1942 pranë Fecamp, në veriperëndim të Francës.

Për vdekjen e Fontaine, foli sot edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ai tha se Fontaine ka qenë një mike e madhe e Kosovës.

“I pikëlluar me lajmin se ish-presidentja e Parlamentit Evropian Nicole Fontaine ka vdekur. Ngushëllimet e mia për familjen dhe kolegët e saj. Ajo ishte një mike e mirë e Kosovës. Në një nga vizitat e saja në Kosovë në vitin 1999 ajo tha se “Bashkimi politik i BE-së ka lindur në Kosovë dhe Parlamenti Evropian nuk kishte ndërmend ta heqë rolin e saj nga Kosova”, shkroi sot Pacolli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...