×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Mohoi abuzimet seksuale me fëmijët, dënohet arqipeshkvi australian

Tuesday, 22 May 2018 09:23

Arqipeshkvi katolik Philip Wilson, i cili fshehu abuzimet seksuale me fëmijët në vitet 1970 është shpallur fajtor nga gjykata australiane. Kështu arqipeshkvi  konsiderohet si zyarti më i lartë i Kishës Katolike në botë dënohet për një vevpër penale.

U zbulua se ai kishte mbuluar abuzimin me djemtë e altarit nga prifti pedofil, koleg i tij, në Neë South ales. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor ai i ka mohuar akuzat dhe pas marrjes së vendimit nga ana e gjykatës është shprehur se do të shqyrtojë të gjitha hapësirat ligjore për të kundërshtuar vendimin.

Muajin e kaluar, Wilson tha në Gjykatën vendore të Neëscastle se ai nuk kishte dijeni për veprimet e priftit James Fletcher që ndodhën kur ai ishte prifti ndihmës në Maitland, 130 km larg në veri të Sidney. Prifti abuzues Fletcher u dënua më pas në 2004 për 9 raste abuzimi me fëmijët dhe vdiq në burg në vitin 2006.

Një nga viktimat e tij, ish djali i altarit Peter Creigt, tha se ai e kishte rrëfyer abuzimin me detaje në vitin 1976 tek Ëilson, pesë vjet pasi i kishte ndodhur. Gjyqtari Robert Stone e besoi se z. Creight ia kishte treguar Wilson se ishte abuzuar dhe  ia hodhi poshtë pretendimet këtij të fundit se nuk i kujtohej biseda; gjyqtari tha se dëshmitari, i abuzuari që fëmijë nga prifti, ishte i besueshëm. Prifti e dinte se ajo që ai po dëgjonte ishte një pohim i besueshëm dhe e akuzoi se ai kishte dashur të mbronte reputacionin e tij dhe Kishën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...