×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Fëmijët lënë shkollën por... policia ndal prindërit

Tuesday, 22 May 2018 09:35

Policia gjermane, gjatë kontrolleve rutinë në një aeroport në jug të vendit, zbuloi disa fëmijë në moshë shkolle që po udhëtonin para kohës së pushimeve.

Pushimet e parakohshme nuk duken asgjë e çuditshme, por në Gjermani ligji i detyron prindërit që t’i çojnë fëmijët në shkollë, ndërsa arsimimi në shtëpi është i ndaluar. Mediat gjermane shkruajnë se policia ndaloi menjëherë 10 familjet me të cilët fëmijët udhëtonin dhe i mori ata në pyetje.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e Memmingenit dhe duket se prindërit po përpiqeshin të shmangnin kulmin e sezonit të pushimeve, kur këto të fundit kushtojnë edhe më shumë.

Pas zbulimit të detajeve, policia gjermane i lejoi familjet që të vazhdonin udhëtimin, por jo pa i dërguar një raportim të detajuar autoriteteve arsimore në Bavari.

Policia e aeroportit tha se familjet i kishin prenotuar pushimet dhe se do të ishte e paarsyeshme t’i kthenin mbrapsht, pavarësisht gabimit që kishin bërë.

Sidoqoftë, familjet do të japin sqarime për mungesën e pajustifikuar të fëmijëve të tyre në shkollë tek autoritetet arsimore kur të kthehen nga pushimet dhe nëse sqarimi nuk është i kënaqshëm, gjoba arrin deri në 1000 euro.

Shkolla është diçka që trajtohet shumë seriozisht nga autoritetet në Gjermani dhe vitin e shkuar pati mbi 5600 raste prindërish të gjobitur për mungesa të paarsyeshme të fëmijëve të tyre në shkollë, që gjeneruan mbi 618 000 euro për autoritetet lokale.

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 09:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...