Ringjallja e zejtarisë rrit punësimin e fuqizon ekonominë në Francë

Diel, 27 May 2018 13:39


Marka “Made in France” po luan rol të rëndësishëm në fuqizimin e ekonomisë së vendit
 
Një dekadë më parë, Adeline Vassal shiste fruta dhe perime në tregun vendas, ndërsa sot 33-vjeçarja tregon me krenari se punon në një kompani fason të njohur, ku ajo merret me përfundimin e të gjitha detajeve të fundit të një çante Kelly (në nder të aktores Grace Kelly) me vlerë 7,400 euro nga Hermes.
Në fasonerinë e grupit luksoz në Héricourt të Francës Lindore, ajo përdor një teknikë të njohur si “perlage”, për të vendosur perçinat mbi lëkurën e shndritshme të çantës, shkruan Financial Times. Çdo çantë për t’u përfunduar, e bërë e famshme nga aktorja Grace Kelly në vitet 1950, kërkon një punë artizanale prej 15-20 orësh nga secili punëtor i fasonerisë.
Znj. Vassal është një nga qindra punëtoret që kompania Hermes ka punësuar dhe e shumë të tjerëve që ka në plan të punësojë, në Franche-Comte, një rajon që ka vuajtur për dy dekada radhazi nga deindustrializimi dhe problemet e industrisë së makinave. Muajin e kaluar, kjo kompani përuroi një fabrikë prej 5,800 m², 20 kilometra larg në Allenjoie, me qëllim që të punësojë aty rreth 260 punëtorë.
Për kompanitë si Hermes apo për rivalët e tij si LVMH dhe Kering, të cilat të gjitha publikuan të ardhura rekord dhe fitime në 2017, marka “Made in France” ishte dhe është çelësi i suksesit të tyre, një markë e cila lakmohet jashtë kufijve, ndërkohë që brenda tyre po ndikon në mënyrën më të mirë të mundshme në fuqizimin e ekonomisë.Deri në fund të vitit të ardhshëm, LVMH, në pronësi të Louis Vuitton, do të hapë të paktën dy fabrika të reja në Francë, të cilat do të merren me përpunimin e lëkurave të ndryshme.
E ndërsa Presidenti Emmanuel Macron po përpiqet të ringjallë ekonominë franceze, duke nisur që nga reformat e ndryshme të punës apo në sektorin e teknologjisë, aftësitë më të vjetra artizanale po luajnë gjithashtu rolin e tyre në këtë drejtim.“Ne dëshirojmë të hapim fabrika në ato rajone të Francës ku ka një nivel papunësie të lartë, pikërisht për t’u ofruar banorëve të atyre zonave një mundësi punësimi”, u shpreh Axel Dumas, drejtor ekzekutiv i Hermès dhe një anëtar i brezit të gjashtë të familjes themeluese të Hermes, e cila e filloi këtë biznes në 1837.
“Ne gjithashtu përpiqemi të gjejmë ato rajone të Francës ku ka edhe një kulturë zejtarie”, tha ai më tej.Franca është eksportuesi i tretë më i madh në botë i mallrave të lëkurës, sipas Këshillit Francez të Lëkurës. Eksportet e industrisë franceze të lëkurës u rritën me 7% në 10.6 miliardë euro në 2017 dhe eksportet janë dyfishuar që nga viti 2009, sipas një raporti nga Ministria e Tregtisë. Sipas të dhënave të publikuara po nga kjo ministri, industria franceze e lëkurës punëson 130,000 njerëz dhe shitjet e saj vjetore shkojnë në 25 miliardë euro.
Guillaume Menuet, një ekonomist europian në Citi, tha se grupet e mallrave luksoze “që dëshirojnë të mbështesin zejtarët francezë” ishin në një pozitë relativisht të mirë për ta bërë një gjë të tillë dhe për të investuar në vend. Kjo është më e vështirë për t’u bërë në industritë e tjera ku marzhet nuk janë aq të larta dhe konkurrenca më e lirë nga jashtë kufijve ka zbrazur industrinë e prodhimit gjatë tre dekadave të fundit, vazhdoi z. Menuet.
Sektori luksoz “është më pak i brishtë se sektorët e tjerë”, tha David Cousquer, menaxher në Trendeo, një kompani kërkimore. Investimi i Hermes në Franche-Comte u shoqërua edhe me një ulje të nivelit të papunësisë në këtë rajon.Sipas të dhënave statistikore, papunësia e përgjithshme franceze ra në 8.9% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, niveli më i ulët që nga viti 2009. Ky dhjetëvjeçar i fundit ka qenë shumë i vështirë për sa i përket ecurisë së industrisë franceze, por ne po shohim një ecuri e cila dalëngadalë po rritet, tha ekonomisti Menuet.


Për ta fuqizuar industrinë e modës dhe për të joshur bizneset e ndryshme që të investojnë në këtë industri, z. Macron gjatë Javës së Modës së Parisit, të zhvilluar në mars të këtij viti, mirëpriti 120 personalitete të kësaj fushe, për darkë në Pallatin Elysee.
Në fjalimin që mbajti për të gjithë të pranishmit tha se “dëshira e tij më e madhe ishte se të gjithë krijuesit, pavarësisht nëse ata vijnë nga India, Japonia, Afrika, SHBA apo Kina, duhet ta marrin në konsideratë faktin që të vijnë për të krijuar në vendin tonë dhe ne do të përpiqemi në maksimum që t’ua lehtësojmë atyre të gjitha procedurat dhe gjithçka i nevojitet”.
Ai tha se do të rrisë mundësitë e trajnimit për të gjithë njerëzit që duan të punësohen në këto industri, duke shtuar edhe numrin e personave të kualifikuar që i bëjnë këto trajnime. Të gjithë ata që marrin pjesë në trajnime shpenzojnë 15 deri në 16 muaj për të mësuar të gjitha teknikat e krijimit të një çante në mënyrë krejtësisht artizanale nga fillimi i procesit e deri në përfundim të tij.
Kompania Hermes trajnon thuajse rreth 250 artizanë të ardhshëm çdo vit. “Por për të trajnuar njerëzit, ne kemi nevojë për profesionistë, të cilët mund të dalin edhe nga radhët e njerëzve që vijnë për t’u trajnuar,ashtu siç është edhe rasti i Abigail Lewis, që përmendëm në fillim, tha z. Dumas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...