Fëmija po varej nga ballkoni, emigranti ngjit 4 kate dhe bëhet hero

Hënë, 28 May 2018 09:53

Një emigrant është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi arriti të shpëtonte një fëmijë i cili ishte duke rënë nga ballkoni. Mamoudou Gassamës i është dashur të ngjisë pas asnjë lloj mbrojtje katër kate të një ndërtese të Parisit për të mbërritur tek fëmija.

Pamjet filmike të ngjitjes spektakolare të emigrantit kanë bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Brenda më pak se një minute, i riu 22-vjeçar është kacavjerrë nga një ballkon në tjetrin duke mbërthyer në kohë fëmijën që fqinji i tij mezi po arrinte ta mbante.

Mamoudou ishte duke ecur në rrugë kur pa turmën e njerëzve të mbledhur poshtë pallatit e më pas të miturin që mund të rrezohej nga moment në moment. Pas kësaj ai ka vepruar menjëherë dhe ka nisur të ngjitet në ndërtesë pa marrë parasysh rrezikun. I pyetur se çfarë e shtyu të vepronte ashtu, u përgjigj: “Ishte një fëmijë atje lart, nuk mund ta lija, duhet ta shpëtoja. Presidenti Macron e ka ftuar 22-vjeçarin në Pallatin Elize për ta falenderuar personalisht. Falenderime i përcolli më herët edhe kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj me pare me shpresën e një jete më të mirë në Francë. Qyteti i Parisit, shtoi ajo, do te jete padyshim i prirur që ta ndihmojë në përpjekjet e tij. Raportet në mediat franceze tregojnë se prindërit e fëmijës nuk ishin në shtëpi kur ndodhi incidenti. E ëma gjendej jashtë qytetit, ndërsa i ati është marrë në pyetje nga policia mbi arsyet që e shtynë ta linte fëmijën vetëm. Burimi: /DailyMail/

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 10:04

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...