Alarm dhe evakuime në Florida, afrohet stuhia "Alberto"

Hënë, 28 May 2018 13:00

Alarm në SHBA, Florida, Mississipi dhe Alabama shpallin emergjencën për shkak të pritje së stuhisë të quajtur“Alberto”. Një urdhër evakuimi ka ardhur për banorët e Floridas pasi pritet që stuhia ta godasë më datë 1 qershor.

Stuhia “Alberto” konsiderohet si një nga më të frikshme qe do të sjellë shi dhe erë të fortë në 100km/h (65mph) në të gjithë shtetet jugore sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit në Shtetet e Bashkuara.

Stuhia “Alberto” është drejtuar në veri përmes Gjirit të Meksikës, dhe pritet të sjellë me vete shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe një rrezik të lartë për jetën. Në Kubë pritet që shiu të jetë 15 mm, ndërsa në Florida pritet të jetë 10 mm sipas Qendrës Kombëtare të Stuhive.

Qeveria e Alabamas shpalli gjendje emergjente për 40 qytete duke filluar që në mëngjesin e ditës së diel. Shtetet e paralajmëruara kanë marrë masa paraprake për të parandaluar sado pak çdo dëmtim të mundshëm.

Modifikuar më Hënë, 28 May 2018 13:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...