×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Nis sezoni i uraganëve, “Alberto” evakuon mijëra banorë të Floridës

Hënë, 28 May 2018 17:03

Mijëra vetë janë evakuuar nga brigjet e Floridës, ndërsa rajoni përballet me stuhinë nëntropikale, “Alberto”.

Kjo është stuhia e parë që prek tokën për sezonin e uraganëve, që zyrtarisht fillon më 1 qershor.

“Alberto” pritet të sjellë reshje të dendura dhe erëra deri në 100 km rreth shteteve jugore, siç bëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganëve.

Stuhia, që gjendej 185 km në jug të qytetit të Panamasë në orën 1 të natës, fitoi fuqi ndërsa po i drejtohej veriut, përmes Gjirit të Meksikës, duke sjellë me vete paralajmërimin për përmbytje të rrezikshme për jetën.

Nga Mississippi deri në Georgian perëndimore pritet të bjerë deri në 30 cm shi, ndërsa zonat në nivel të ulët pritet të përmbyten.

“Alberto” vjen gjatë fundjavës, kur amerikanët shënuan atë që njihet si “Dita e Kujtesës”, e pritet të shkaktojë probleme të rënda në qarkullim, ndërsa qytetarët kthehen nga pushimet.

Vitin e kaluar, një numër uraganësh vdekjeprurës goditën Shtetet e Bashkuara dhe Karaibet. Porto Riko vazhdon ende të përballet me pasojat dhe shkatërrimet e lëna pas nga uragani “Maria” në muajin tetor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...