×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Gjermania shpreson për stabilitet në Itali

Tuesday, 29 May 2018 16:11

Pas dështimit të formimit të qeverisë në Itali midis Legas ekstremiste të djathtë dhe Lëvizjes Pesë Yjet Gjermania tregohet e përmbajtur - dhe shpreson për një fillim të ri miqësor ndaj BE.

Shumë zyrtarisht Gjermania mban qëndrim të përmbajtur, kur bëhet fjalë për Italinë - zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert thekson se është një traditë e mirë dhe respekti  ndaj një partneri të tillë të ngushtë kërkon që njëherë të pritet. Si duhet të formohet një qeveri e re në Romë, kjo nuk është detyrë e qeverisë gjermane që ta vendosë. "Qeveria gjermane është parimisht gjithnjë e gatshme që të bashkëpunojë mirë me një qeveri italiane."

Ai që lexon midis rreshtave pa dyshim mund të zbulojë një gisht tregues në drejtim të Italisë - sepse atje u tha që dështimi i gati aleancës qeveritare rreth Legas dhe Lëvizjes-Pesë-Yjet, kritike ndaj Evropës ka të bëjë me rezistencë nga Berlini dhe Parisi. Në twitter, shefi i Legas, Matteo Salvini u shpreh me urrejtje: "Ne nuk jemi skllevërit e gjermanëve dhe francezëve".

Shpresë për një qeveri miqësore ndaj BE

Ishte emërimi si ministër ekonomie dhe finance i kritikut të njohur të BE dhe të Gjermanisë, Paolo Savona që e bëri Presidentin e Italisë, Mattarella që të tërhiqte frenën e emergjencës. Edhe nëse zërat zyrtarë në Gjermani janë shumë të përmbajtur, ai që mbizotëron është një lloj lehtësimi.

Për ministrinë e Jashtme gjermane, ministri i Shtetit Michael Roth theksoi paralelisht me një takim të BE se Italisë, si anëtare themeluese e BE, "gjithmonë mund t'i besoje" dhe ai shpreson se Italia do ta kthehet sërish në qëndrimin e saj proevropian. Edhe nëse formimi i qeverisë kërkon pak më shumë kohë, nuk është roli i Gjermanisë që duhet të kritikojë, theksoi Roth duke tërhequr vëmendjen për negociatat gjashtëmujore për formimin e koalicionit qeveritar në Gjermani pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Italia ka nevojë për reforma

Më qartë shprehet opozita. Zëvendësshefja e FDP-së, Katja Suding është anëtare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Gjermani-Itali. Për DW ajo tha se Italia "duhet të nisë urgjentisht reforma të gjera ekonomike dhe të politikës sociale, të cilat të garantojnë aftësinë për konkurencë të vendit. Kjo nuk është vetëm në interesin e Evropës, por para së gjithash të vetë italianëve."

Zëvendësi i partisë E Majta në Bundestag, Fabio de Masi, me origjinë italiane thotë se zgjedhjet e reja në Itali mund ta forcojnë Legan e djathtë. Politika gjermane ka një pjesë faji për gjendjen në Itali, thotë ai, sepse Gjermania mbron një kurs të fortë kursimesh në Evropë, thotë di Masio."Fakt është: politika e kursimeve i dha Italisë investime të pamjaftueshme dhe një dekadë të humbur. Më e mira që mund të bëjë qeveria gjermane për të penguar një tokë të djegur në Eurozonë është që të forcojë ekonominë e brendshme në vend që t'i dekurajojë edhe më tej partnerët evropianë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...