×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Save dhe Children’: Mbi 1.2 miliard fëmijë të kërcënuar në të gjithë botën

E Enjte, 31 May 2018 12:23

Më shumë se gjysma e fëmijëve në gjithë botën, përkatësisht mbi 1.2 miliard, kërcënohen nga konflikti, varfëria e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave, thuhet në një raport të organizatës bamirëse ndërkombëtare “Save the Children”.

I publikuar në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti analizon se si këta tre faktorë po ua grabisin fëmijëve fëmijërinë.

Raporti po ashtu përfshin renditjen e 175 shteteve, ku fëmijëria është më së shumti dhe më së paku e kërcënuar, si rezultat i shëndetit të dobët, kequshqyerjes, përjashtimit nga shkollimi, punës, martesës, shtatzënisë së hershme dhe dhunës ekstreme.

Pesë vendet e para, ku fëmijët kanë fëmijëri të shëndoshë, janë: Singapori, Sllovenia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Në pesëshen e fundit radhiten vende të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Nigeri është i fundit në listë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...