Horoskopi për ditën e sotme, 5 shtator 2019

E Enjte, 05 September 2019 08:43

Dashi
Ju po kaloni në një fazë shumë filozofike, kur asgjë nuk është e zezë dhe asgjë nuk është e thjesht. Përqafoni paqartësinë e dashurisë dhe romancës dhe do të keni mundësi ta gjeni në më shumë vende dhe më shpesh se zakonisht.

Demi

Askush nuk e di me siguri se cilat karta do të luani sot. Punoni në mënyrë të mistershme dhe gjithçka do të shkojë në avantazhin tuaj. Lufta për pushtet nuk do të jetë aq sfiduese për ju, sepse ju e dini thellë brenda që keni të gjitha përgjigjet.

Binjakët
Kjo ditë do të fillojë ngadalë, por do të marrë vrull, aq shumë vrull sa që deri në fund të ditës do të mrekulloheni me gjithçka ka ndodhur. Vlerësoni çdo moment të ditës së sotme.

Gaforrja
Keni mësuar kohë më parë se më e madhe nuk do të thotë domosdoshmërish më mirë. Kujtoni këtë sot kur dikush të përpiqet t’ju bindë se e kundërta është e vërtetë. Në aspektin ekonomik, tregoni më shumë kujdes me paratë.

Luani
Të qënit i informuar për ngjarjet aktuale dhe modelet më të fundit është e rëndësishme, por sot ju duhet të mos mendoni për lajmet. Kjo do të ishte një ditë e mirë për të bërë një shëtitje, ose duke shijuar natyrën.

Virgjëresha
Sfidat e sotme do të jenë të lehta për ju, sepse jeni në një fazë jashtëzakonisht fleksibël dhe universi ju rrethon me shumë energji. Sa i përket aspektit profesional, sot ndoshta nuk do të jeni në gjendje të parashikoni hapin e ardhshëm.

Peshorja
Për sa kohë nuk nënshkruani ndonjë dokument ligjor ose nuk ecni përpara me një projekt për të cilin nuk jeni akoma i sigurt, nuk ka asgjë të keqe të shpresosh. Vetëm mos e humbni ndjesinë e realitetit.

Akrepi
Ka shumë gjëra që e bëjnë zemrën tuaj të rrahë fort: të tilla si një vështrim i guximshëm flirtues nga dikush i lezetshëm, ose perspektiva për të marrë pikërisht atë që dëshiron. Kjo nuk është një kohë për t’u frikësuar sa i përket aspektit sentimental.

Shigjetari
Filloni të planifikoni një udhëtim në distanca të gjata sot dhe konsideroni një vend të huaj. Ka mënyra për ta bërë udhëtimin të përshtatet në buxhetin tuaj. Përpiquni të provoni eksperienca të reja.

Bricjapi
Jo çdo ditë mund të jetë një fllad. Sot mund të jetë një ditë stuhie që po nuk e trajtuat me kujdes mund t’ju shkaktojë probleme. Tregoni pak më shumë kujdes sa i përket aspektit profesional.

Ujori
Ndonjëherë një shkëputje mund të jetë një gjë shumë e mirë. Aktualisht keni nevojë që të relaksoheni dhe të merrni energji të reja. Në një raport sentimental mund të përfshiheni në debate.

Peshqit
Niveli juaj i energjisë është i paparashikueshëm tani, por nëse mund të bëni më shumë stërvitje, mund të ndihmoni të mbani veten në një gjendje edhe më të fortë. Me financat do t’ju duhet që sot të tregoni më kujdes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...