Horoskopi për ditën e sotme, 26 janar 2020

Diel, 26 Janar 2020 07:05

Dashi

Emocionet e tepërta mund të ndikojnë negativisht në sistemin tuaj nervor. Përpiquni t’iu përshtateni nevojave familjare. Partneri/partnerja juaj mund të ndihen të parëndësishëm krah jush sot, për shkak të axhendës suaj të ngarkuar.

Demi

Edhe pse do të kaloni një ditë të lodhshme, energjia në fund të ditës nuk do t’ju mungojë. Do të fitoni mjaftueshëm para, por rritja e shpenzimeve nuk do t’ju lejojë të kurseni. Sot do të jetë një nga ato ditë, kur gjërat nuk do të ecin ashtu siç duhet.

Binjakët

Largoni “errësirën” që po zhvillohet tek ju ditë pas dite. Ka gjasa të arrini një marrëveshje të re financiare, e cila do t’ju sjellë të ardhura. Tregoni pjekuri në marrëdhënien tuaj romantike.

Gaforrja

Problemet personale do t’ju ndikojnë në gjendjen psikologjike. Disa fatura të papritura mund t’ju rrisin borxhin. Ka gjasa të shtyni një udhëtim, për shkak të shëndetit të një anëtari të familjes. Shmangni personat që qëndrojnë krahë jush vetëm për kur kanë nevojë.

Luani

Do të përfitoni shumë në punë nëse tregoni durim. Bëni kujdes me fjalorin, pasi mund të shkoni drejt një debati të ashpër. Partneri/partnerja juaj do të bëjë përpjekje maksimale për t’ju bërë të lumtur.

Virgjëresha

Mos ndërmerrni vendime të nxituara, pasi mund të dëmtoni jo vetëm veten por edhe familjen. Gjendja financiare do t’ju përmirësohet, teksa do t’ju shlyejnë disa pagesa të prapambetura. Ka gjasa që bashkëshorti/bashkëshortja juaj të mësojë një diçka nga ju, që nuk ia keni treguar më parë.

Peshorja

Përpiquni të jeni më optimist nëse jeni në kërkim të një jete më të lumtur. Disa çështje të lëna pezull vazhdojnë t’ju tensionojnë. Do të ndiheni shumë mirë në krahët e partnerit/partneres suaj. Tregohuni i sinqertë dhe i vendosur në lidhje me veprimet tuaja.

Akrepi

Do të bëni disa ndryshime, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në pamjen tuaj. Do të kaloni një ditë shumë të ngjeshur, por njëkohësisht mund të keni edhe disa të ardhura të papritura. Sa i përket jetës bashkëshortore, do të jetë dita juaj me fat.

Shigjetari

Do të çliroheni nga tensioni që keni përjetuar për një kohë të gjatë. Është koha e duhur të ndryshoni stilin e jetesës. Përmirësimi i të ardhurave do t’ju bëjë që të bëni disa blerje të rëndësishme. Sot ka gjasa të përjetoni dhimbjen e dashurisë.

Bricjapi

Ka gjasa të mos ndiheni mirë fizikisht, ndaj pushimi është shumë i nevojshëm. Sot do të përjetoni momente shumë të lumtura me partnerin/partneren tuaj, kështu që kushtojini sa më shumë kohë dashurisë.

Ujori

Ka ardhur koha që të ndryshoni sjelljen në familje. Punoni fort me familjarët për të ndarë me ta uljet dhe ngritjet me të cilat të përball jeta. Mos iu nënshtroni kërkesave të panevojshme të partnerit/partneres suaj.

Peshqit

Këtë ditë do të dëshironi t’ia përkushtoni njeriut të zemrës. Tregoni kujdes të veçantë gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të shmangni një incident fizik që mund t’ju lëndojë.

(

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...