Horoskopi për ditën e sotme, 23 shkurt 2020

Diel, 23 February 2020 08:53

Dashi
Ka gjasa të jeni duke planifikuar një udhëtim, i cili do të ndikojë mjaft mirë tek ju. Pavarësisht një dite të lodhshme, do të mund t’ia dilni mbanë në çdo lloj detyre. Mbani nën kontroll veten, në mënyrë që të shmangni një situatë tejet të sikletshme në familjen tuaj.

Demi
Përpiquni që problemet profesionale t’i lini mënjanë në këtë ditë të diel. Rekomandohet që të qëndroni pranë të afërmve tuaj dhe të realizoni planet e parashikuara. Ekziston mundësia që beqarët e kësaj shenje të marrin një ftesë mjaft interesante sot.

Binjakët
Tregohuni më i mirëkuptueshëm me partnerin/partneren tuaj, që do të kërkojë vazhdimisht vëmendje. Mos hiqni dorë nga një projekt i nisur më parë në aspektin profesional, i cili duket i vështirë për tu realizuar. Nuk përjashtohet mundësia e humbjes së një sendi me vlerë.

Gaforrja
Shmangni ushqimet me shumë kalori dhe përpiquni të kryeni më shumë aktivitete fizike. Jeta në familje do të jetë e paqtë dhe pritet të kaloni një ditë argëtuese. Mund të debatoni me partnerin/partneren tuaj për një çështje të rëndësishme, që mund ta dobësojë marrëdhënien në çift.

Luani
Do të ndiheni të mbushur plot me energji. Dikush mund të përpiqet t’ju lëndojë gjatë ditës së sotme. Shmangni veprimet që mund të çojnë në konfrontim. Beqarët e kësaj shenje mund të përjetojnë kënaqësinë e dashurisë këtë të diel.

Virgjëresha
Mos merrni vendime të nxituara, mbi të gjitha në lidhje me çështje financiare. Disa persona të kësaj shenje mund të bëjnë disa blerje të rëndësishme për shtëpinë. Mësoni sesi të përdorni më mirë kohën e lirë.

Peshorja
Tregohuni tepër të kujdesshëm dhe problemet shëndetësore duhet të jenë prioritet për ju. Të gjitha para paratë që keni investuar në të kaluarën, së shpejti do t’ju sjellin rezultate mjaft të mira. Vlerësoni arritjet e partnerit/partneres suaj.

Akrepi
Meditimi do t’ju bëjë të ndiheni tejet të çliruar. Kokëfortësia juaj mund të sjellë telashe në familje. Ata që kanë në plan të bëjnë disa ditë pushime do të kalojnë ditë të paharrueshme.

Shigjetari
Mos lejoni që t’ju zaptojë ndenja e zemërimit. Ata që merren me biznes rekomandohen të marrin këshilla me miqtë e ngushtë ose familjarët. Jeta në dashuri do të jetë mjaft e mirë dhe do të jeni në gjendje ta bëni partnerin/partneren tuaj të lumtur.

Bricjapi
Përpiquni që natyra juaj e paparashikuar të mos shkatërrojë marrëdhënien në çift. Sigurohuni që ta arrini këtë, përndryshe do të pendoheni shumë shpejt. Dikush mund të irritohet shumë nga veprit tuaja të fundit.

Ujori
Do të jeni shumë aktiv dhe të shkathët sot. Jeni duke kërkuar mënyra për të fituar para, bëni mirë të investoni në skema të sigurta financiare. Ju keni aftësinë për të arritur shumë, kështu që shikoni me kujdes mundësitë që vijnë në rrugën tuaj.

Peshqit
Sot do të përballeni me disa tensione dhe ndryshime të mendimit që do t’ju bëjnë të ndjeheni të irrituar dhe të shqetësuar. Paratë bëni mire t'i investoni në pasuri të paluajtshme. Vizita e një shoku të vjetër në fund të ditës do të zbukuroje mbrëmjen tuaj. Përdorni fuqinë tuaj profesionale për të përmirësuar perspektivat në karrierë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...