Horoskopi, parashikimi i yjeve, e martë 21 prill 2020

Tuesday, 21 Prill 2020 08:42

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të diskutojnë nesër buxhetin familjar. Familjarët tuaj mund të kenë planet e tyre rreth menaxhimit të një shume të madhe parash. Incidentet janë të mundura në marrëdhënien e dashurisë.

 

Demi

Mund të jetë një ditë e ngarkuar me aktivitete të ndryshme. Ka gjasa të hasni edhe vështirësi, por gjithacka do të kalojë lehtë. Mundohuni të jeni më kreativë dhe të shinjoni sa më shumë raportin në çift.

Binjakët

Binjakët nuk do të kenë dëshirë të shpenzojnë energji për zgjidhjen e problemeve të dikujt tjetër. Do të keni fat në një takim që do të zhvilloni gjatë ditës. Mbrëmjen rekomandohet ta shpenzoni me familjen dhe të dhuroni sa më shumë dashuri.

Gaforrja

Duke nisur që nga kjo e martë, gjithçka do të ecë më mirë se më parë. Do të nisni një rrugë më të qetë, e cila do ju ofrojë mundësi të shumta në vendin e punës. Do të arrini të realizoni diçka, për të cilën jeni munduar pafund.

Luani

Planetet këshillojnë të mos e teproni me pyetjet nesër dhe të mos kërkoni me çdo kusht të zgjidhni enigmat më të mëdha. Lëreni ngjarjet të rrjedhin natyrshëm. Kontradiktat nuk do mungojnë në marrëdhënien tuaj në çift.

Virgjeresha

Kjo ditë do të jetë e veçantë, pasi yjet janë në favorin tuaj dhe do t’ju ofrojnë mundësi të shumta, të cilat nuk duhen humbur. Ka gjasa t’ju rikthehen ndenjat ndaj ish partnerit/partneres suaj. Ndërsa ata që janë një marrëdhënie aktualisht, mund të hedhin një hap më shumë.

Peshorja

Peshoret mund të harrojë disa ide që kishin menduar më parë. Në përgjithësi, kjo e martë do të jetë e jashtëzakonshme. Për shembull, mund të nisni të ndjeni për dikë ose mund të mos jeni më të interesuar për një person që keni adhuruar deri tani. Nuk rekomandohet të jepni sot para hua.

Akrepi

Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i lini pas njëherë e përgjithmonë. Nëse nuk jeni në një marrëdhënie dhe po kërkoni prej kohësh shpirtin binjak, ka gjasa ta gjeni atë nesër. Do dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni planifikuar prej kohësh.

Shigjetari

Nuk do të ndiheni shumë në humor nesër. Përpjekjet që do të bëjë partneri/partnerja juaj nuk do t’ju kënaqin aq sa ju dëshironi. Sa i përket anës financiare, do i kaloni vështirësitë dhe do ndiheni më të qetë.

Bricjapi

Do të ndiheni mjaft energjik nesër dhe do të dëshironi të realizoni çdo plan që keni bërë. Megjithatë, bëni kujdes gjatë veprimeve tuaja. Është shumë e rëndësishme të jeni optimistë dhe të veproni me qetësi.

Ujori

Ndërsa beqaret do kenë një ditë të mbushur me risi dhe emocione te forta. Ne planin financiar mundohuni te mos nxitoheni për asgjë, pasi vetëm kështu mund të shmangni problemet.

Peshqit

Disa persona të kësaj shenje do të përjetojnë një surprizë mjaft të këndshme. Mund të merrni një dhuratë të rëndësishme nga familjarët tuaj. Ka edhe gjasa të merrni një informacion të rëndësishëm që mund të përcaktojë rrugën e së ardhmes suaj. Mos e nxisni personin me të cilin dëshironi të nisni një lidhje dashurie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...