×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

E habitshme... Ora inteligjente zbulon vrasjen e vjehrrës nga nusja

Hënë, 09 Prill 2018 16:06

Policia në Australi paraqiti para gjykatës në një proces vrasjeje të dhënat e grumbulluara nga një orë inteligjente Apple.

 

Myrna Nilsson u vra në shtatorin e vitit 2016 dhe në momentin që ka ndërruar jetë në dorë kishte edhe një iWatch të Apple.

 

Nusja e djalit të saj, Caroline Nilsson akuzohet se e ka mbytur vjehrrën e saj para se të hynte në shtëpi.

 

Vetë Caroline pretendon në gjyq se e moshuara është lidhur dhe më pas mbytur nga një grup grabitësish që kishin hyrë në shtëpi.

 

Por, të dhënat e siguruara nga ora inteligjente që e ndjera mbante në dorë sugjerojnë se ajo është vrarë disa orë para orarit që pretendon nusja e saj.

 

Nga të dhënat e grumbulluara nga iwatch, hetuesit thonë se pulsi dhe rrahjet e zemrës së Myrnas kanë pushuar 3 orë e gjysmë para orës në të cilën Caroline pretendon se në banesën e vjehrrës së saj hynë tre grabitës të maskuar dhe pas përleshjeve me ta, ajo vetë humbi ndjenjat, ndërsa Myrnen e vranë.

 

“Këto orë janë të pajisura me sensorë që ndjejnë pulsin dhe rrahjet e zemrës dhe të dhënat regjistrohen vazhdimisht”, thotë policia australiane.

 

Prova të siguruara në këtë formë janë të parat në një proces gjyqësor dhe nëse do të merren parasysh nga gjykata do të bënin të mundur që Caroline Nilsson të ndiqet penalisht.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 12:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...