×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

13 ditë e pafat? Ja cilat do jenë dy 13-tat e pafat për këtë vit

Premte, 13 Prill 2018 17:39

Shumë njerëz mendojnë se data 13 është e pafat. Për shumë nga ata që e mendojnë këtë, kur vjen data 13 fillojnë të përjetojnë një makth dhe i lënë punët e rëndësishme për një datë tjetër.

Deri diku, mendohet që 13 është numër me pak fat. Por jo në të gjithë muajt ndodh kjo. Psh për 2018, 13 me më pak fat janë data 13 prill dhe 13 korriku

Kjo njihet dhe nga psikologët për të cilën shprehen se përkufizojnë me –   paraskavedekatriaphobia (greq. fobia nga e premtja e datës 13), ose ndryshe frika nga e premtja e datës 13.

Një mundësi për të shmangur çdo të papritur është të rrish në shtrat gjatë gjithë ditës së premte, sipas psikologëve, ose të bësh atë që bëjnë edhe shumë njerëz të tjerë – e injorojnë supersticionin dhe bëjnë të njëjtat gjëra si zakonisht.

Një lojë numrash?

Origjina ditës së premte, data 13 dhe konsiderimi i saj si një ditë e pafat, në fakt është një mister i lashtë.

Numri 13 është konsideruar një numër i pafat për shumë vite, edhe para lindjes së Krishtit. Ndryshe nga numri 12, i cili është i njohur historikisht si numri i plotësisë (12 muajt e vitit, 12 zotat e Olimpit, 12 orët e kohës, 12 fiset e Izraelit, 12 apostujt e Jezusit, 12 pasardhës të Muhamedit…), fqinja e tij, 13-a, është parë gjithmonë si përjashtim.

Por 13-a ka edhe një referencë biblike të pafat. Juda, apostulli i cili tradhtoi Jezu Krishtin, supozohet të ishte mysafiri i 13-të në darkën e tij. Krishti u kryqëzua në ditën e premte.

Në shekullin e 14-të, Geoffrey Chaucer e referoi të premten si një ditë të pafat: “Një e premte me fat të keq.”

Një tjetër fakt që e theksoi supersticionin e së premtes ishte edhe publikimi i romanit të Thomas Ë. Laëson, në 1907-ën, ditë e premte. Në roman i jepet rëndësi superticionit, por edhe panikut që krijohet në Ëall Street për të premten e datës 13.

Në numerologji, gjithashtu, 13-a është konsideruar si një numër i parregullt dhe është numri që përdorin shtrigat për mbledhjet e tyre.

Në shumë vende perëndimore, ndërtesat e shmangin katin e 13-të. Po kështu, shumë shtëpi, por edhe hotele, shpesh nuk kanë numër 13. Ky është edhe rasti i Carlton në Londër, i cili nuk e ka të shënuar katin e trembëdhjetë.

13-a është konsideruar edhe një numër i pafat për t’u mbledhur në tavolinë. Trembëdhjetë njerëz që hanë drekë së bashku është paralajmërim për një fatkeqësi serioze – një supersticion që mbeti në fuqi nga Presidenti amerikan, Roosevelt. Ai gjithashtu refuzonte të udhëtonte të premten më datë 13.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...