×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kancer në vezore/ Gjykata urdhëron kompaninë Johnson & Johnson

Premte, 13 July 2018 21:38

Johnson & Johnson ishte në dijeni të faktit se produktet e tyre përmbanin asbest dhe nuk i paralajmëroi konsumatorët, thotë avokati Mark Lanier. Kompania është paditur nga më shumë se 9000 gra që pretendojnë se pudra e kësaj kompanie ka kontribuar në sëmundjet e tyre. 6 nga 22 paditëset kanë vdekur nga kanceri në vezore.

Gjykata në Saint Louis dëmshpërbleu shumën e 4.7 miliardë dollarëve  22 grave dhe familjeve të tyre pasi ato dëshmuan se asbesti i gjendur në pudrën talk të markës Johnson & Johnson, ishte shkaktari kryesor në kancerin e vezoreve nga i cili ato vuajnë.

Johnson & Johnson e quajti verdiktin rezultat i një procesi të padrejtë për shkak se gjykata lejoi padinë e grave edhe pse shumica prej tyre nuk ishin rezidente të shtetit të Missourit dhe tha se do të apelojnë vendimin. Zëdhënesja e kompanisë u shpreh se ” Johnson & Johnson beson se produktet nuk përmbajnë asbest dhe nuk shkaktojnë kancer në vezore dhe ne do të ndjekim gjithë procesin në apel”.

Një prej të prekurave nga kanceri, 73- vjeçarja Ingham tha se u diagnostikua nga kanceri i shkallës së tretë në vitin 1985 dhe më pas iu nënshtrua trajtimit të kimioterapisë, operacioneve dhe ilaçeve. Një vit më pas asaj iu zhdukën të gjithë shenjat e kancerit. Ingham, e cila ka përdorur pudrën talk për dekada me rradhë, tha se iu bashkua paditësve sepse beson se nënat dhe gratë që përdorin pudër talk duhet të dinë se cfarë mund të shkaktojë ajo. “Sidomos nënat duhet të dinë sepse e përdorin tek fëmijët e tyre.”

Burimi: Daily Mail 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...