8 gjëegjëza/ I gjeni dot pa e lexuar përgjigjen e saktë?

Diel, 29 July 2018 15:36

Tre mjeke thanë se Roberti ishte vëllai i tyre, mirëpo vetë Roberti tha se nuk kishte vëllezër. Kush po gënjen në këtë rast?

2. Në një akuarium të madh të mbyllur ishin 10 peshq. Pesë prej tyre ngordhën,ndërsa katër notuan shumë larg dhe nuk i shihje dot. Sa peshq mbetën në akuarium?

3. Dy persona po luajnë shah. Kanë bërë pesë lojëra deri tani dhe secili thotë se ka fituar tre herë. Si është e mundur diçka e tillë?

4. Numrit 40 shtoji 1000. Shtoji sërish 1000. Shtoji 30. Shtoji 1000. Shtoji 20. Shtoji 1000 dhe në fund shtoji 10. Sa del rezultati?

5. Çfarë qëndron ndërmjet qytetit dhe fushave të fshatrave të tij, por që nuk lëviz?

6. Mosha e babait dhe e djalit së bashku po të mblidhen japin 66.Mosha e babait është sa mosha e djalit, por e lexuar në anën e kundërt. Sa vjeç janë secili?

7. Mundesh të përmendësh dot 5 ditë të njëpasnjëshme të javës, por pa i thënë ato me emrat që mbajnë realisht?

8. Të pesë motrat janë të zëna duke bërë diçka. Ana po lexon, Mira po gatuan, Roza po luan shah, Maria po pastron shtëpinë. Çfarë po bën motra e pestë?

TANI LEXONI ME POSHTE PERGJIGJET. A I KISHIT GJETUR?

1. Është e thjeshtë, ato ishin mjeke femra, ja pse ai tha se nuk kishte vëllezër.

2. Sërish 10. Asnjëri nuk dilte dot prej akuariumit, se akuariumi ishte i mbyllur.

3. Kanë kundërshtarë të ndryshëm. Nuk është thënë se po luajnë bashkë shah.

4. Mos the gjë 5000? Gabim. Del 4100.

5. Rruga që lidh qytetin me fshatrat fushorë të tij.

6. Janë tre përgjigje të sakta : 51 dhe 15, ose 42 dhe 24, ose 60 dhe 6.

7. Pardje, dje, sot, nesër, pasnesër.

8. Po luan shah me Rozën, se shahu nuk luhet vetëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...