Format gjeometrike të njohura deri më tani janë kubi, cilindri, piramida, koni, prizmi, etj. Por, me sa duket ka edhe një tjetër formë gjeometrike me të cilën nuk jemi njohur ende, sipas shkencëtarëve spanjollë. Bëhet fjalë për ‘skutoidin’, i cili ka formën e një prizmi të shtrembëruar dhe gjendet brenda qelizave që përbëjnë lëkurën.
“Ai është forma e qelizave epiteliale “, thanë studiuesit nga Universiteti i Seviljes.
Ky trup ka një kurbë të veçantë dhe është ndryshe nga çdo formë tjetër e njohur. Gjithashtu studiuesit, për emërtimin e formës u bazuan te dizajni i kurrizit të bletës.