Me foto/ Gënjeshtrat më të mëdha që na kanë thënë shkencëtarët

Diel, 02 September 2018 12:54

Çfarë mendoni se është më e mundshme – të goditesh nga rrufeja apo të vritesh nga një asteroid që bie? Ju mund të habiteni, por probabiliteti i vdekjes së shkaktuar nga një asteroid, është pothuajse dy herë më i lartë. Në librin e tyre të Injorancës së Përgjithshme, Stephen Fry, John Lloyd dhe John Mitchinson thonë se rrufetë godasin tokën 17 milionë herë çdo ditë, që i bie 200 goditje në sekondë. Megjithatë, rreziku i vdekjes “elektrike” në vit shkon një deri në 10 milionë, dhe kjo është po aq e mundshme sa të kafshohesh nga një  gjarpër! Më poshtë janë renditur disa nga faktet shkencore, kësaj rradhe të sakta dhe të vërteta.

1.Kameleonët nuk e ndryshojnë ngjyrën në varësi të ambientit ku ndodhen.

1

Lëkura e tyre mund të ketë qenë e dobishme në shumë raste, duke pasur parasysh se kameleonët nuk janë të armatosur siç duhet kundër kujtdo që do të pëlqente t’i hante, por jo. Ata kurrë nuk e kanë dhe kurrë nuk do ta kenë këtë superfuqi , edhe pse ky besim është jashtëzakonisht popullor. Në të vërtetë, ngjyra e një kameleoni varet tërësisht nga gjendja e tij emocionale. Dhe nëse është, padashje, e njëjtë me ambientin ku është aktualisht, atëherë është krejtësisht rastësi.

2.Balena blu nuk është krijesa më e madhe mbi Tokë.

2

Që është gjigande, këtë nuk e vë njeri në dyshim, por nuk është më e madhja nga të gjitha. Mashtrimi këtu merr nuancë të rëndësishme – krijesa më e madhe e gjallë në Tokë është, në fakt, është  një kërpudhë, dhe emri i saj është Armillaria Ostoyae, ose, siç njihet sot, kërpudha humongous.

3.Buburrecat nuk mund t’i mbijetojnë një lufte bërthamore.

3

Shumë njerëz kanë tendencë të mendojnë se buburrecat janë të pashkatërrueshme. Po, ata kanë qenë rreth e rrotull për shumë më tepër kohë se njerëzit (rreth 280 milionë vjet) dhe janë shumë të vështirë për t’u  vrarë nga detergjentët shtëpiakë. Plus, ata mund të jetojnë pa kokë për njëfarë kohe. Por një eksperiment shkencor i mbajtur në vitin 1959 tregoi se buburrecat do të jenë ndër insektet e para që do të vdesin në rast të një katastrofe bërthamore.

4.Maksimumi i orëve të gjumit nuk duhet të jetë më i madh se 8.

Screenshot 4

Në vitin 2004, profesori Daniel Kripke botoi një artikull në të cilin ai deklaroi se të rriturit që flenë për 8 orë, vdesin më të rinj se ata që flenë 6 ose 7 orë gjatë natës. Studimi i tij zgjati 6 vjet dhe përfshiu 1.1 milion pjesëmarrës. Më shumë njerëz që flinin për më pak se 8 orë, por jo më pak se 4, mbetën të gjallë deri në fund të studimit. Pra, mos marrja e 8 orëve të gjumit nuk është aq e dëmshme sa ishte menduar më parë. Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni që të mos jeni të privuar nga gjumi.

5. Ftohja nuk është sëmundja më e përhapur

5

Sipas statistikave, depresioni është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë, shumë më e zakonshme se ftohja.

Njerëzit janë të prirur t’i drejtohen një mjeku që në shenjat e para të një të ftohti, por nuk e bëjnë të njëjtën gjë kur i ndjejnë simptomat e para të depresionit. Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni mendojnë se trishtimi i tyre është diçka që duhet mbajtur e fshehtë nga të tjerët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...