Uria dhe shfarosja, armët e reja të luftës moderne

Hënë, 10 September 2018 17:06

Përdorimi i urisë dhe shfarosjes si një armë lufte është bërë i zakonshëm. Save the Children, në një analizë të saj, tregon se më shumë se një gjysmë milioni të mitur në zonat e konfliktit mund të vdesin si pasojë e mosushqimit deri në fund të vitit, nëse nuk marrin trajtim, ose ndryshe një fëmijë në çdo minutë.

Organizata e bamirësisë bën vlerësimet e saj duke shfrytëzuar të dhënat e kombeve të bashkuara dhe parashikon se 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë nevojë për trajtim si pasojë e urisë që kërcënon jetët e tyre në zonat më të rrezikshme të konflikteve, një rritje prej 20 për qindësh krahasuar me 2016.

Me shkallën aktuale, vetëm një në tre fëmijë do të mund të marrë trajtim dhe si rezultat, sipas Save the Children, mund të vdesin 590 mijë fëmijë. “Në thelb, ne kemi parë një rritje drastike të numrit të fëmijëve të rrezikuar nga vdekja si pasojë e problemeve të lidhura me urinë”, tha kevin Watkins, drejtor i Save the Children.

“Përdorimi i urisë si një armë lufte është bërë i zakonshëm, me pasoja shkatërrimtare për fëmijët. Nga jemeni në Sudanin Jugor, dështimi në mbrojtjen e fëmijëve nga uria, po i vë ata në rrezik”.

Save the Children flet për rënie kronike të donacioneve për zonat e konfliktit. Në raportet e mëhershme të Save the Children, është folur për një numër në rritje të shkeljeve të të drejtave të fëmijëve për shkak të mohimit të aksesit në ndihma humanitare dhe sulmeve mbi punonjësit e ndihmave që ndihmojnë fëmijët, në 2017.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...