Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Saturday, 17 November 2018 21:29

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që ripërcakton matjen globale të masës në kuptimin e një konstanteje thelbësore të natyrës.

Pas një votimi historik në konferencën e përgjithshme mbi peshat dhe masat, në Versajë, kilogrami nuk do të përcaktohet më nga prototipi ndërkombëtar i kilogramit, një cilindër platini i prodhuar në 1889, por nga konstantja e Planck, një numër që e ka origjinën thellë në botën kuantike.

Votimi ishte unanim dhe sipas vetë shkencëtarëve pjesëmarrës në konferencë, edhe emocional. Prototipi ndërkombëtar i kilogramit i ka shërbyer botës mirë, por shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se edhe pse për shkak të definimit, saktësisht një kilogram, pesha e tij ndryshon me kohën.

Sistemi i ri nxjerr në pension prototipin ndërkombëtar të kilogramit e bashkë me të edhe tre njësi të tjera bazë: amperin, kelvinin dhe molin, të gjitha të lidhura tani me konstante të natyrës.

Ripërcaktimi i kilogramit do të ketë impakt zero në mënyrën se si frutat dhe perimet do të peshohen në tregje, por ai shënon kulmimin e dekadave punë për të lidhur njësitë bazë që përbëjnë metrologjinë me konstante të gjendura në univers.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...