Pse ishte kaq e dashur ‘droga e Hitlerit’ për nazistët?

Hënë, 16 Prill 2018 12:09

‘Droga e Hitlerit’. Për këtë etiketim po diskuton Gjermania.

E përditshmja Bild shkruan se ‘droga e Hitlerit’ po përdoret masivisht në orgjitë e shumta që po organizojnë homoseksualët në Berlin.

Por çfarë është ‘droga e Hitlerit’? Bëhet fjalë për metamfetaminën, një drogë e shpallur si e paligjshme në vitin 1988. Ajo përdorej gjerësisht nga nazistët, siç thekson shkrimi i mëposhtëm i Bild.

Stimulanti ‘pervitin’ ishte ‘shpirti i frymës naziste’, shkruan autori Norman Ohler në vitin 2015.

Metamfetamina Pervitin ishte droga e preferuar e elitës naziste.Tashmë njihet me emrin ‘kristal met’.

Punishtet e posaçme të Berlinit i kishin dërguar ushtrisë naziste më shumë se 200 milionë pilula nga viti 1939 deri në vitin 1945.

Psikologu i ushtrisë, profesor Otto Ranke, shkruante në atë kohë: “Është kaq e suksesshme, sa ushtarët marshojnë nga 36 deri në 40 orë pa kurrfarë lodhje të dukshme”.

Edhe vetë Hitleri ishte i varur prej saj. Këtë e konfirmon mjeku i tij personal, që e quante atë ‘pacienti A’. Brenda 1349 ditëve ai i kishte injektuar mbi 800 doza me metamfetaminë dhe opiat.

Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 15:14

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shqipëri, të dua por… A është ky qëndrimi i duhur?!

Politikë

Shqipëri, të dua por… A është ky qëndrimi i duhur?!

Nga Albana Muçaj Rrjetet sociale janë bërë aq të fuqishme, sa edhe media tradicionale si një gazetë, iu është “dorëzuar” atyre. Leximi i një artikulli, apo edhe statusi individual mbërrin tek...

Hapa në luftën kundër korrupsionit/ Mehmetaj ironi me Ramën: Rroftë Lideri ynë global

Aktualitet

Hapa në luftën kundër korrupsionit/ Mehmetaj ironi me Ramën: Rroftë Lideri ynë global

Organizata ndërkombëtare 'Transparency International' publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga...

Kina konfirmon 830 raste dhe 25 të vdekur nga virusi

Aktualitet

Kina konfirmon 830 raste dhe 25 të vdekur nga virusi

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha të premten se janë 830 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri në mbarë vendin dhe të paktën 25 njerëz kanë vdekur. Qeveria kineze...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!