Fotografi 2 orë e gjysmë roje për të kapur në objektivin e tij këtë spektakël

Saturday, 19 Janar 2019 18:33

Fotografi Fitim Sopjani ka mundur të fotografojë një kafshë mjaft të rrallë për Kosovën.

Lundërza e njohur ndryshe dhe si vidra është fotografuar sot në liqenin e ngrirë të Badovcit, ku fotografi thotë se ka qëndruar 2 orë e 30 minuta, duke pritur që ajo të shfaqet mbi akull.

Në fotot dhe vidoet  e realizuara nga Sopjani, ajo mund të shihet edhe duke gëlltitur një peshk, i cili është ushqimi i saj i preferuar.

Ndërkohë në Shqipëri, lundërza ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje.. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Është e dëmshme në ekonomitë e rritjes së peshkut.

Gjuhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konfirmohet rast me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Aktualitet

Konfirmohet rast me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup është konstatuar rasti i parë me koronavirus, bëjnë të ditur burime të kësaj klinike për portalin MKD.mk. Jozyrtarisht nënvizohet se personi i përfshirë nga...

Mesazhi që u bë viral nga Sintia Nikson

Show-biz

Mesazhi që u bë viral nga Sintia Nikson

Ajo fitoi miliona fansa në rolin e saj si avokatja e guximshme në Sex and the City, por tani Sintia Nikson ka diçka krejt tjetër në mendje. Ajo ka hequr dorë...

Manchester City lufton Uefa-n me një avokat prej 24.000 euro në ditë

Sport

Manchester City lufton Uefa-n me një avokat prej 24.000 euro në ditë

Manchester City ka prezantuar tashmë anikimimin zyrtar në CAS të Lozanës për vendimin e Uefa-s që parashikon përjashtimin nga kupat europiane për dy vitet e ardhshme, për shkak të thyerjes...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!