Gaz e pluhur! Rruga si do të shuhet Dielli ynë

Hënë, 04 February 2019 22:19

Në një letër dërguar Jean-Baptiste Leroy, në vitin 1789, Benjamin Franklin shkruante ndër të tjera se asgjë nuk është e sigurtë në këtë jetë, përveç vdekjes dhe taksave.

Hiq taksat, rregulli i parë vlen edhe për Diellin tonë.

Prej dekadash shkencëtarët janë të ndarë në fraksione përsa i takon mënyrës sesi do të shuhet Dielli ynë dhe në qarkullim janë me dhjetra teori, e përbashkëta e të cilave është fakti se kjo nuk do të ndodhë para afërsisht 10 miliardë viteve.

Së fundmi është një grup studiuesish që beson se ka dëshifruar rrugën sesi ylli ynë do të pushojë se ekzistuari. Skuadra e astronomëve dhe fizikanëve, të udhëhequr nga profesori Albert Zijstra i Universitetit të Manchester beson se fundi i Diellit (jo i njerëzimit) do të shfaqet në një formë “lavdie hapësinore” që quhet nebula planetare.

Sipas këtij studimi, që ka marrë rreth një dekadë kohë, në vitet e fundit të tij, kur Dielli ynë është duke djegur hidrogjenin që i ka mbetur, do të shndërrohet në një gjigant të madh të kuq, duke u përhapur me 250 herë nga masa aktuale.

“Kur një yll vdes hedh në hapësirë gaz dhe pluhur kozmik në një sasi sa gjysma e tij. Pjesa tjetër është bërthama, që ndriçon në ngjyrë të bardhë dhe vazhdon të djegë atë pak karburant që i ka mbetur për të paktën 10 mijë vite të tjera, një kohë e vogël në astronomi”, thotë profesor Zijstra, një ndër emrat më me peshë në astronomi.

Kjo do të thotë se Dielli në këtë fazë do të ketë gllabëruar Tokën dhe të gjithë planetet e tjera të sistemit tonë, ndërsa sa për fatet e njerëzimit, mos u shqetësoni! Ne, nëse nuk do të jemi larguar prej këtu, do të jemi zhdukur prej kohësh.

Pas kësaj, mbërrin faza e pluhurit dhe e gazit hapësinor që do të qarkullojë nëpër hapësirë për miliona vite të tjera deri në momentin që do të nisë një cikël i ri, pra formimi i një tjetër sistemi diellor.

Teorinë e tyre, shkencëtarët e bazojnë në faktin që 90 për qind e nebulave të vrojtuara që prej fillimit të viteve ’90 tregojnë se rrjedhin nga një sistem i zhdukur. Dilema e tyre ishte nëse Dielli ynë ka masën e nevojshme për t’u shndërruar në një të tillë apo jo. Deri vonë besohej që jo, por pas analizave të fundit të kryera edhe falë zhvillimit të teknologjisë së superkompjuterave, rezultati del i kundërt.

Raporti i plotë studimor i shkencëtarëve ndërkombëtarë u publikua në revistën “Nature Astronomy”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Prepotencë e Kukësit, verilindorët mposhtin Teutën me poker golash dhe marrin vendin e parë

Sport

Prepotencë e Kukësit, verilindorët mposhtin Teutën me poker golash dhe marrin vendin e parë

Kukësi ka shpërthyer me një poker golash përballë Teutës duke fituar me një rezultat të pastër 4-0 dhe duke marrë kreun e renditjes me Partizanin që dorëzon vendin e parë...

Planifikonte sulme terroriste në SHBA, Gjykata amerikane merr vendimin për 21-vjeçarin shqiptar

Bota Shqiptare

Planifikonte sulme terroriste në SHBA, Gjykata amerikane merr vendimin për 21-vjeçarin shqiptar

Fabjan Alameti, shqiptari 21-vjeçar që banonte në Nju Jork është dënuar me gati pesë vite burg. Më herët ai kishte pranuar fajësinë për deklarim të rremë tek Byroja Federale e...

"Hapën themelet, por s'më bënë shtëpinë", disa familje në Qafzezë në kontenier prej 1 qershorit

Aktualitet

"Hapën themelet, por s'më bënë shtëpinë", disa familje në Qafzezë në kontenier prej 1 qershorit

Jetesa në kontenierë, disa familje në Qafzezë refuzojnë bonusin e qirasë Prej tërmetit të 1 Qershorit, që u shkatërroi shtëpitë, disa prej banorëve të fshatit Qafzezë jetojnë në kontenierë. Qëndrimi brenda tyre...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!