Zbulohet se nga vijnë gurët gjigantë të Stonehenge

Diel, 03 Mars 2019 19:41

Tre mijë vjet më parë, erdhën nga në rreth 240 kilometra distancë, gurët gjigandë që kompozojnë kompleksin monumental të Stonehenge, në Amesbury, Wiltshire të Anglisë. Këtë sigurie e ka dhënë ekipi prej 12 shkencëtarëve britanikë, i përbërë nga gjeologë dhe arkeologë.

Në kërkimin e tyre, të sapo publikuar, sipas CNN, lexohet që “disa gurë më të vegjël të kopleksit, vijnë nga dy shpella në Galles-in perëndimor”. Skuadra ka gjetur edhe instrumentet prehistorikë si pykat e gurit dhe gjetje të tjera, të nevojshme për aktivitetin e spostimit në ato shpella, të cilat datojnë rreth viteve 3.000 p.e.s, e pokë në të cilën ishte ndërtuar pjesa e parë e Stonehenge.

Kjo është siguria që kanë qenë pikërisht njerëzit ata që kanë spostuar gurët gjigandë deri në vendin në të vilin pozicionohen sot, rreth 240 km distancë, konfirmojnë autorët e studimit, të cilët vijnë nga të gjitha vendet e Mbretërisë së Bashkuar.

"Më në fund – shpjegon Joshua Pollard, docent i Arkeologjisë në Universitetin e Southampton, - hidhen poshtë argumentet e vjetra për faktin se ‘gurët blu’ janë spostuar nga faktorët e akullnajave apo faktorë të tjerë.”

Grupi i punës së Pollard, që nga viti 2010 është impenjuar në analizën e kampionëve të gurëve të Stonehenge, edhe në tentativën për t’i përshtatur me “Preseli Hills”, kodrat që ndodhen në  Galles-in jug-perëndimor.

Për të arritur përshtatshmëri më të madhe, gjeologët pluhurizuan qindra kampionë shkëmbinjsh. Ndaj bënë testime shumë të thella me rreze X dhe analizuan moshën e kristaleve, duke përdorur zircon.

Guroret, të quajtura ‘Carn Goedog’ dhe Craig Rhos-y-felin, gjenden në anën veriore të kodrave, përballë pozicionit që është menduar gjithmonë. Për këtë arsye, gurët, sipas studimit të ri, vijnë nga ana veriore e Preseli Hills.

Kërkuesit mendojnë se ka më shumë mundësi që shkëmbinjtë të jenë tërhequr me rrugë tokësore nga Galles-i në Angli, se sa të kenë ardhur nga lumi i cili ndodhet nga jugu. Ekziston gjithashtu mundësia që shkëmbinjtë të jenë përdorur për herë të parë për të ndërtuar një rreth gurësh në zonën vendase para se të transportoheshin në Salisbury.

"Arkelogët tani hedhin vështrimin mbi lidhjet prehistorike mes popujve të lashtë të Preseli dhe ultësirave angleze në lindje”, ka shtuar Pollard.

"Stonehenge – përfundon raporti- mbetet një ndër shembujt më të qartë të zhvendosjes në distancë të largët të shkëmbinjve gjigandë në botën antike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...