Vendi më i sigurtë në botë – i mbrojtur nga mijëra tonë çeliku ku as presidentët nuk lejohen të hyjnë

Saturday, 13 Prill 2019 12:12

Në shtetin amerikan të Kentakit ekziston një fortesë e quajtur Fort Knox, e cila është sinonim i sigurisë në të gjithë botën.

Emri i saj teknik është “Depozituesi i Thesarit të Shteteve të Bashkuara” ndërsa emrin Fort Knox e mori në bazë të postës që ndodhet aty pranë. Me fjalë të tjera, Knox është në të vërtetë mbiemri i Sekretarit të Parë të Mbrojtjes të SHBA-ve, Henry Knox, dhe kjo ndërtesë shërben për të ruajtur rezervat e SHBA-ve.

Puna për ndërtim filloi në vitin 1935, dhe kushtoi 560,000 dollarë. Në të ndodhet rreth gjysma e arit amerikan, ndërsa siguria është pjesë e një rrjeti prej gjashtë institucionesh që e mbrojnë atë. Në lokacione tjera ndodhet në Nju Jork, Denver dhe San Francisco. Ari i parë u transferua në Kentaki me një tren për çka ishte përgjegjëse Posta Amerikane.

Fort Knox përmban kuba graniti, qindra kilometra katror beton, ​​750 ton çeliku të përforcuar dhe 670 ton çeliku “të thjeshtë”. Ajo ka dy kate dhe një bodrum shumë të madh 36 metra. Jashtë duket sikur një fortesë, dhe nën nivelin e tokës qëndron kompleksi i shtresave të padepërtueshme, si dhe teknologjia shumë e përparuar.

Vetëm dyert kanë 20 ton dhe janë tërësisht rezistente edhe ndaj shpërthimeve. Ato janë 53 centimetra të trasha dhe mund të kalohet përmes tyre vetëm me kod. Punonjësit kanë rregulla strikte dhe vizitorët nuk janë të mirëpritur këtu për dekada të tëra. Edhe atë kohë presidenti amerikan Franklin Roosevelt mezi ishte lejuar që të hynte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...