Xhakarta drejt zhdukjes, uji po zapton tokën

Premte, 16 August 2019 20:40

Koha po mbaron për Xhakartën, një nga qytetet që po mbytet më shpejt në botë. Ekspertët ambjentalistë paralajmërojnë se një e treta e qytetit do të jetë nën ujë deri në 2050 nëse ritmet aktuale nuk ndryshojnë.

Dekada të tëra shfrytëzim i pakontrolluar dhe i tepruar i rezervave nëntokësore, rritja e nivelit të deteve dhe kushtet e luhatshme të motit bëjnë që pjesë të mëdha të qytetit të zhduken nën ujë.

Masat e marra kanë patur pak rezultate ndaj autoritetet po ndërmarrin një hap drastik; vendit i duhet një kryeqytet tjetër. Dhe se kush do të jetë ai, do të njoftohet së shpejti.

Zhvendosja e zemrës administrative dhe politike të vendit mund të jetë një akt që ka si objektiv final mbrojtjen e kombit, por kjo tingëllon si një vdekje e pastër për Xhakartën, ku 10 milionë banorët e qytetit, nuk do të kenë tjetër alternativë.

I ndërtuar në një zonë të prekur shpesh nga tërmetet, afër plot 13 lumenjve, themelet e qytetit janë cënuar edhe nga zhvillimi i pakontrolluar, trafiku i rënduar dhe planifikimi i varfër urban. Qyteti, sipas përllogaritjeve, po zhytet me 25 centimetra në vit në disa zona, dyfishi i mesatares globale për qytetet e mëdha bregdetare. Sot, disa pjesë të tij, janë katër metra nën det, dhe panorama e qytetit ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme.

Xhakarta sidoqoftë nuk është e vetmja qendër urbane që po mbytet. Qytete që nga Venecia e deri tek Shangai, nga Nju Orlinsi e deri në Bangkok, janë po ashtu në rrezik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...