Njerëzit e pasur vishen thjeshtë, ja arsyet e këtij vendimi

E Enjte, 31 October 2019 10:07

Njerëzit e pasur zakonisht vishen shumë thjeshtë dhe nuk duken të tillë nëse do ti do ti gjykojmë nga stili i tyre i të veshurës. Statistikisht, është vërtetuar që njerëzit që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se njerëzit e pasur, ja përse:

Për të kursyer kohë:

Mark Zuckeberg kaloi nga student trokë në një multi-miliarder kur shpiku “Facebook”. Mark ka në llogarinë e tij më shumë se 71 miliardë dollarë , por po ta shikoni në rrugë dhe pa e njohur se kush është, nuk do t’ju shkonte në mendje që është aq i pasur.

Në gardërobën e tij ka vetëm bluza gri, ngaqë nuk duhet të shqetësohet për veshjen, ai kursen kohën dhe e dimë të gjithë që koha është para.

Për t’ju shmangur një vendimi

Njerëzit që përfshihen në vendimarrje mund të marrin dhjetëra vendime gjatë ditës, nëse lodhesh ekziston mundësia për të marrë vendime të gabuara. Për këto arsye njerëzit e pasur i shmangen pyetjes: “çfarë të vesh sot?”

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, foli dikur mbi këtë çështje: “Po ta vini re, vesh vetëm kostume blu ose të gri. Po përpiqem të kursej vendimet e gabuara. Nuk dua të marr vendime mbi veshjet apo drekën. Kam gjëra më të rëndësishme për të vendosur.”

Për të krijuar një imazh

Steve Jobs është krijuesi i një ndër kompanive më fitimprurëse dhe më të suksesshme në botë, Apple. Steve ka një stil të veçantë, golf të zi dhe xhinse të kaltra. Krijimi i një stili personal, nuk është me rëndësi vetëm për njerëzit e famshëm dhe modelet, por edhe për miliarderët. Një stil uniform përcjell pjekuri.

Për të shpenzuar me zgjuarsi

Një familje, mesatare amerikane shpenzon 3.8% të të ardhurave në veshje çdo vit. Imagjinoni nëse një miliarder do të shpenzonte shuma të mëdha parash për sende pa rëndësi siç janë veshjet, ata nuk mund të konsideroheshin më të tillë. Një miliarder shpenzon vetëm për të blerë gjëra që mund t’ia kthejnë mbrapsht kostot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...