Zbulohen artifakte të rralla nga bunkeri “Strofulla e Ujkut” që përdorej nga Adolf Hitleri (Video)

Saturday, 14 December 2019 21:23

Dhjetëra artifakte janë gjetur pas një gërmimi disa javor të vendit në Poloni që shërbente si shtabi lindor i ish-liderit nazist, Adolf Hitler. Kompleksi famëkeq nazist ka mbetur kryesisht i paprekur qëkur Hitleri e la atë në vitin 1944.

Pamjet tregojnë krehëra, furça rroje, furça dhëmbësh, pllaka, tabela dhe objekte të tjera të gjetura në ‘Strofullën e Ujkut’, një kompleks i gjerë i shkatërruar në një pyll të largët polak.

Mes objekteve gjithashtu përfshihet edhe një çakmak që funksionon ende. Shumë nga artikujt janë të stampuar me simbolin sëastika dhe shenja të tjera naziste.

Në këtë vend, koloneli Claus von Stauffenberg kreu një atentat të dështuar ndaj Hitlerit në vitin 1944. Bunkeri u braktis plotësisht nga nazistët në vitin 1945, pasi Ushtria Sovjetike përparoi drejt Berlinit në muajt e fundit të luftës.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...