“Nuk mund të jem kurrë më i lumtur”, 8-vjeçari shkruan letrën për nënën e vdekur: Nëse kthehesh të premtoj që do ha brokoli

E mërkurë, 25 December 2019 22:14

Kartolina e një 8-vjeçari të pikëlluar për humbjen e nënës së tij ka prekur zemrat gjithë njerëzve për Krishtlindje.

Djali i thotë nënës në letër se: “Unë kurrë nuk do jem më Harry i lumtur”.

Ndërsa i premtoi se do të pastrojë dhomën e tij dhe do hajë brokoli nëse ajo kthehet.

Letra prekëse, që u bë virale, u bë publike në Netherton në West Midlands.

Në mesazhi ai shkruan: “Më kërkuan të shkruaja një letër për dikë që më intereson në vitin 2019. Doja t’i shkruaja mamit tim, por ajo vdiq në mars. Ndoshta do të gjejë rrugën e vet për në parajsë.”

Nëna e tij Kerrie, ishte vetëm 34 vjeç kur papritmas pësoi goditje në tru dhe vdiq në mars të këtij viti dhe që nga vdekja e saj, Harry e ka pasur problem të shprehë ndjenjat e tij.

Në letër, Harry i tha mamasë se sa i mungonin darkat e saj të së dielës.

Djaloshi i zemërthyer gjithashtu shkroi: “Ndonjëherë të flas natën edhe pse nuk ma kthen. Do dëshiroja ta bëje. Nëse kthehesh do ha brokolit dhe lakrat, do pastroj dhomën time, do sillem mirë dhe do të ndihmoj të bësh gjithçka.”

Harry gjithashtu bëri një rrëfim ku shkruante: "Unë ende qaj çdo ditë, por nuk i them askujt."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...