×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Profecitë e pazbuluara të së ardhmes

Hënë, 23 Prill 2018 22:15
Profecia e Alois Irlmaier
 

Irlmaier ishte një njeri i thjeshte gjerman ne vitet 1950 qe parashikoi Luftën e Tretë Botërore. Kështu e përshkruan ai: “Gjithçka thërret ‘Paqe’. Shalom! Pastaj do të ndodhë që lufta do te mbijë ne Lindjen e Mesme – Forca të mëdha detare do të përballen armiqësisht në Mesdhe – Gjendja do të jetë e tensionuar. Por zjarri në të vërtetë do të bjerë në Ballkan: ‘Shoh të bjerë një i Madh, dhe përkrah tij një shpatë e përgjakur. Pastaj impakti merr dhenë…Dy njerëz vrasin një njeri me pozitë. Ata janë paguar nga te tjerë njerëz. Një prej tyre është një zeza trupvogël, tjetri pak me i gjatë dhe me flokë ngjyrë të hapur. Mendoj se do te ndodhë në Ballkan, por nuk e them dot me saktësi….Menjëherë hakmarrja do të vijë nga përtej detit. Dragoi i verdhë do ëe pushtojnë Alaskën dhe Kanadanë në të njëjtën kohë.

Por ai nuk vjen nga larg. Më pas do të bjerë pluhur i verdhë. Kur të shkatërrohet qyteti i florinjtë, do të fillojë…” Me interesant nga ky predikim është fakti se ai beson se lufta do te filloje ne Lindjen e Mesme, çka duket e qartë për shumicën e njerëzve që jetojnë ne shekullin e 21-të.

Profecia e Shën Nilus

Shën Nilur është një murg i shekullit te 5-te, dhe një dishepull i Shën John Chrysostom (doktori i kishës). Ai profetizonte lidhur me shekullin e 20-te. Ja cfare thotë një pjese e profecisë se tij: “Pas vitit 1900, ne mesin e shekullit te 20-te, njerëzit do te bëhen te panjohshëm. Kur te afroje koha e ardhjes se Antikrishtit, mendjet e tyre do te priren drejt asaj që është joshpirtërore, me pasione vetëm materiale dhe do te çnderojnë natyrën njerëzore dhe ligjin. Me pas, bota do te behet e panjohur… Tiparet fizike te tyre do të fillojnë te ndryshojnë, do te jete e pamundur të dallosh femrën nga mashkulli për shkak të veshjeve të tyre të turpshme dhe stilit te flokëve…Në atë kohe, tradita dhe morali do te ndryshojnë. Njerëzit do te braktisin modestinë dhe shthurja do të mbizotëroje… Në atë kohë, njerëzit do te fluturojnë në ajër si zogj dhe të zbresin ne fund te detit si peshq. Kur te kenë arritur te gjitha këto, këta njerëz te pakënaqur do t’i kalojnë ditët e tyre ne rehatinë e paditurisë, shpirtrave te varfër dhe do te sjellin ne toke Antikrishtin…”

Profecia Baba Vanga

Baba Vanga ishte një grua e verbër bullgare (lindur ne 1911, vdekur me 1996) e dhënë pas bimësisë dhe përbërjeve mistike, qe ka bere disa parashikime për te ardhmen. Ajo u be e famshme fale te ashtuquajturës fuqi mistike te saj. Vdekjen e saj e përcollën neper rruge turma te mëdha njerëzish.

Nder parashikimet e saj me te famshme thuhet se ne vitin 4599 njerëzit do te arrijnë te bëhen te pavdekshëm dhe ne me pak se 100 vite, ata do te fillojnë te asimilohen me aliene qe do te takojnë ne botë të tjera që do të popullojnë. Ajo deklaroi se ne vitin 4509 njerëzit do te jene mjaftueshëm te zhvilluar për te komunikuar drejtpërdrejt me Zotin. Ne vitin 2221, gjate kërkimeve për jete jashtëtokësore, njerëzit do te përballen me diçka shume të tmerrshme (ajo nuk e përshkroi ‘dickane’).

Me afër kohës sonë, ajo parashikoi një ndryshim te orbitës se Tokës, ne vitin 2023. Për kuriozitetin tone, ajo parashikoi fillimin e Luftës se Trete Botërore ne vitin 2010, qe nuk duket se ka ndodhur deri tani, por mendohet se viti 2010 ka hedhur bazat për një zhvillim te tille.

Sekreti i tretë i vërtetë

Ne 26 qershor te vitit 2000, sekreti i njohur i trete i Fatima-s u zbulua nga Kardinali Ratzinger (tashme Papa Bendikti XVI). Sekreti i referohej vrasjes se një Pape dhe shkatërrimin e një qyteti. Sekreti ka qene i fshehur për shume kohe dhe vetëm disa njerëz kishin folur për këtë. Këta njerëz ishin vetëm ata qe e kishin lexuar sekretin e plote, ose kishin folur me Moter Lucian, e cila e shkroi këtë profeci.

Informacioni qe rrodhi nga këto zëra nuk korrespondonte me sekretin e zbuluar nga Vatikani. Rrjedhimisht, një numër shume i madh njerëzish besuan se dokumenti i Vatikanit ishte i rreme dhe ishte nxjerre për te evituar skandalin qe do te pasonte nëse zbulohej sekreti i vërtetë. Supozohet se sekreti i vërtetë i referohet një braktisjeje te Kishës nga Papa ose Papati, qe me fjale te tjera do te thotë se Papa/t nuk do te predikonin me ne Kishe dhe do te binin ne mëkate. Sekreti përshkruan edhe një Këshill qe do te përvetësojë Kishën.

Kjo dihej rreth 40 vjet përpara se Vatikani te bënte publik versionin e tij te profecisë. Ajo çka është me interesante është se Moter Lucia tha se sekreti duhej te behej publik ne vitet 1960, ose pas vdekjes se saj (kushdo nga datat qe do te vinte me pare). Nuk dihet perse zgjodhi këtë vit, por këshilli i Vatikanit u mblodh për here te pare ne vitin 1962, me te dy Papat qe merrnin pjese (John XXIII dhe Paul VI) qe këmbëngulnin te mos e shfaqnin sekretin. Një tjetër ngjarje e lidhur me këtë profeci vjen nga Papa Pius XII (paraardhësi i John XXIII dhe përpara Këshillit te II te mbledhur ne Vatikan): “Ne besojme se ora aktuale është faza e ngjarjeve qe Krishti ka thënë se do te ndodhin. Duket se errësira do te mbizotëroje ne toke. Njerëzimi është ne prag te krizave te jashtëzakonshme.

Profecia e Ursula Southeil

Ursula Southeil (Nena Shipton, 1488–1561) është ndoshta me e njohura ne këtë liste. Ka patur edhe debate te kohëve moderne lidhur me vërtetësinë e profecive te saj. Ajo është njohur si profetë ne kohen kur Samuel Pepys shkroi një libër për familjen mbretërore duke iu referuar parashikimeve te saj. Ja disa parashikime: 1. “Nje karroce pa kale do te largohet, shkatërrimi do te mbuloje boten me mjerim.

Ne Londer, Kodra Primorse do te jete qendra qe do te mbledhë një det peshkopësh.” 2. “Perreth botes mendja e njerëzve do te fluturoje, e shpejte si hap-mbyll sytë. Uji do te beje mrekullira te mëdha. E çuditshme, por do te behet e vërtetë.” 3. “Ne ujë , hekuri do te notoje aq thjesht sa varka e drurit.

Floriri do te gjendet ne rrjedha lumenjsh e gurë, ne një vend qe nuk dihet akoma.” 4. “Nje anglez do te pranoje një çifut. Ju duket e çuditshme? Është e vërtetë! Çifuti qe dikur përbuzej, do te shihet si i Krishtere.” (Anglia qe krijoi shtetin e Izraelit?) 5. “Ne ato dite te largëta, gruaja do te cmendet dhe do te vishet si burrë, me pantallona dhe flokë te shkurtra. Ato do te ngasin rrugëve me këmbë te hapura dhe vetulla te bronzta, siç bëjnë sot shtrigat me fshesat e tyre.”

Profecia e Tarabich

Mitar Tarabich është një profet shume pak i njohur nga Serbia. Ai jetoi ne vitet 1829 – 1899 dhe mendohet se parashikoi shume ngjarje qe lidheshin me Serbinë e viteve 1930-40 dhe Luftën e Dyte Botërore. “Vendi ynë do te udhëhiqet nga një lloj komisioni, por do te ndryshoje ne një mënyrë qe nuk1/31/2014 10 Profecitë e Pazbuluara të së Ardhmës! 3/4 ka qene kurrë me pare. Edhe pse njerëzit do te harrojnë varfërinë dhe urine dhe do te pasurohen, do te fillojnë te urrejnë sho-shoqin. Serbet do te ndahen nga njeri-tjetri duke mohuar origjinën e tyre serbe.

Shpirti i pashenjtë do te infiltrohet ne ketë rajon dhe do te flejë me gratë, vajzat dhe motrat serbe. Ai do te sjelle ne jete fëmijë te tille, qe nuk janë pare qe nga fillimi i botes, dhe do te jene brezi me i keq it e rinjve. Vetëm njerëz te dobët do te lindin, dhe askush nuk do te jete aq i forte sa te sjelle ne jete një hero te vërtetë.” Ai beri disa parashikime lidhur me teknologjinë: “Njerëzit do te ndërtojnë një kut, brenda se cilës do te këtë pajisje me imazhe… Njerëzit do te udhëtojnë neper bote te tjera ku do te gjejnë mungese jete dhe shkretëtira… Ata qe do te lexojnë dhe shkruajnë libra me numra, do te kujtojnë se dine shume gjera…”

Profecitë e Robert Nixon. Robert Nixon ishte një i ri qe punonte ne Angli ne vitet e fundit te shekullit te 15-te. Ai fliste shume rralle dhe zakonisht belbëzonte kur fliste, duke e beret e pakuptueshme fjalën e tij. Ai gjykoj se ishte mendërisht i vonuar. Pavarësisht kësaj, ai erdhi me parashikime surprizuese për te ardhmen. Ja disa prej tyre: “Shqiponja e lodhur do te tërhiqet ne një ishull ne diell për te pushuar, ku gjethet dhe barerat rriten te freskëta dhe jeshile. Aty, do te takoje një zane.”- kjo besohet se është një profeci e Napoleonit qe u dërgua ne ishullin Shen Helena ne vitin 1815 – nje ishull me bimesi te rralle qe e ka marre emrin nga Helena e Trojes, qe cilësohej si një zane. Ai arriti te parashikonte edhe përdorimin e duhanit ne te gjithë boten: “Te gjitha llojet do te kanë oxhaqe ne gojët e tyre.” Nixon besohet te këtë parashikuar gjithashtu udhëtimet ne hënë, me raketa kozmike, shpikjen e llampes se dritës, dhe aparatet e regjistrimit te zërit. Ai refuzoi te profetizonte për mbretin duke thënë se mund te parashikonte vetëm se do te vdiste nga uria. Atëherë mbreti e lejoi te punonte ne kuzhinën e gatimit, ku një kuzhinier e mbylli padashur ne një dollap, dhe ai vdiq nga uria.

Profecia e Papëve

Profecia e Papëve vjen nga Saint Malachy dhe është një liste prej 112 frazave ne latinisht. Ato pretendojnë te përshkruajnë çdo Pape katolik (dhe çdo anti-Pape) duke filluar qe e Pape Celestin II i zgjedhur ne 1143 dhe duke përfunduar profecinë me një Pape qe do te quhet “Romani Peter”. Drejtimit te tij do t’i vije fundi me shkatërrimin e qytetit te Romes. Ajo qe është interesante ne këtë profeci është se Papa aktual, Benedikti XVI (i listuar si ‘Lavdia e Ullirit’) eshte Papa i parafundit ne liste dhe pas tij vjen Romani Peter. Studimet katolike për fundin e kohërave e përshkruajnë këtë ngjarje si ardhjen e dyte te Krishtit perpara gjykimit final. Ja diçka nga profecia origjinale: “Ne persekutimin e fundit te Kishës se Shenjte Romake, Romani Peter do te zëre vendin dhe do te kullote delet e tij me shume pikëllim: kur te mbarojnë te gjitha turbullirat dhe veshtiresite, qyteti i shtate kodrave (Roma) do te shkatërrohet, dhe gjykimi i madh do te bjere mbi njerëzit. Fund.”

Profecia e Kalit te Bardhe

Leximet e Mormoneve mund te jene shume te njohur për disa lloje profecish. Profecia e Kalit te Bardhe ka ardhur ne vitin 1843, nga Josep Smith (themeluesi i besimit mormon). Sipas kësaj profecie “Mormonet do te shkojnë ne Malet e Gurit dhe do te behen shume te fuqishëm dhe te mëdhenj.” Ky karakterizim vjen me Kalin e Bardhe te përshkruar ne Apokalipsin e Shen John-it. Gjithashtu profecia parashikon se Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara do te varet një dite ne fije te perit (për sa i përket rendësish se saj) dhe do te shpëtohet vetëm “nga përpjekjet e Kalit te Bardhe.” Do te ketë baballarë kundër bijve te tyre, nena kundër vajzave te tyre, dhe anasjelltas. Skenat me te tmerrshme te gjakut, si përdhunim, vrasje etj, do te zënë vend.” Smith besonte se Kushtetuta e SHBA-ve ishte shkruar me frymëzimin e Zotit, dhe besimi Mormon do ta shpëtoje atë.

Profecia e Hildegard von Bingen

Një murgeshe e shekullit te 12-te shume e njohur për kontributin e saj ne muzikën klasike dhe literature, por jo shume e njohur për parashikimet e saj. Ne një prej predikimeve ajo duket sikur i referohet shkatërrimit te SHBA-ve: “Përpara se te vije Kometa, shume kombe, përjashto ato kombe te mira, do te përballet me mizërie dhe uri. Kombi i madh i Oqeanit qe banohet nga popuj te tribune te ndryshme, do te përballet me termite, vale deti dhe stuhi qe do ta shkatërrojnë. Do te ndahet dhe do te fundoset. Kombi do te ketë shume fatkeqësi nga deti, dhe do te humbëse kolonitë ne lindje nga një Tigër dhe një Luan. Kometa me presionin e saj te madh, do te ngrejë oqeanin dhe do te përmbytë shume vende, duke shkaktuar shume tortura. Pas Kometës se Madhe, kombi i madh do te shkatërrohet nga tërmete, stuhi, vale deti shume te larta, duke shkaktuar edhe me shume vuajtje. Te gjitha vendet përgjatë detit do te fundosen dhe do te shkatërrohen nga këto vale gjigante, dhe shumica e krijesave te gjalla, do te vriten. Edhe ata qe do te shpëtojnë, do te vdesin nga sëmundje te tmerrshme.” Ajo gjithashtu predikoi se paqja do te kthehej ne toke vetëm kur froni Francez te rikthehet ( shume e çuditshme pasi froni francez nuk është shkatërruar ne atë kohe).

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 20:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...