×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kjo është pasaporta më e fuqishme në botë, mund të udhëtoni me të në 162 vende të botës

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:27

Aeroporti i Changit në Singapor u shpall së fundmi, si pikëtakimi më i mirë në botë për udhëtarët, padyshim në sajë të lehtësive të çmendura që ofron, të cilat përfshijnë një rrëshqitje në ujë në hapësirat e brendshme të aeroportit, një kinema 24 orëshe dhe një pishinë në tarracë. Por, vetëm këto benefite nuk mjaftojnë për ta kthyer këtë vend ndër më të frekuentuarit në botë. Indeksi i pasaportave publikoi ditët e fundit një rangim vjetor të pasaportave më të fuqishme në botë.

Dhe a e dini kush e kryeson renditjen? Pikërisht, Singapori! Udhëtarët e pajisur me pasaportën e këtij shteti mund të hyjnë në 162 vende të botës, pa vizë ose me statusin e marrjes së vizës pas mbërritjes në destinacion. Por, përfitimi i një pasaporte kaq të lakmuar nuk është i lehtë. Një shtetas i huaj duhet të jetë banor i përhershëm i Singaporit dhe brenda dy vitesh mund të pajiset me këtë pasaportë që i hap dyert e 162 vendeve të botës. Në atë që mund të cilësohet si surprizë është fakti se pas Singaporit, është Koreja e Jugut vendi tjetër që lejon hyrjen në 160 vende, përfshirë këtu edhe SHBA-të, Kanadanë, pothuajse të gjithë Evropën, Australinë, Zelandën e Re dhe çdo vend në Amerikën Latine, përveç Belizës. Marrja e një pasaporte të Koresë së Jugut kërkon pesë vjet qëndrim zyrtar në vend, ose vetëm një vit nëse keni një bashkëshort/e koreane.

Gjermania, Japonia, Italia, Franca, Spanja, Suedia dhe Finlanda (e cila u kurorëzua kohët e fundit si vendi më i lumtur në Tokë) ndoqën kryesimin në renditjen botërore. Shtetet e Bashkuara renditen të pestat, të lidhura me Kanadanë, Irlandën dhe Zvicrën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...