×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ana e errët e të shkuarës së Perusë, si sakrifikoheshin fëmijët

Saturday, 28 Prill 2018 19:21

Shkencëtarët kanë nxjerrë në dritë një sekret të errët në Peru. Skeletet e më shumë se 140 fëmijëve dhe 200 lamave u gjetën gjatë gërmimeve në bregun verior të vendit, një zbulim ky që mund të përbëjë dëshminë e sakrificës më të madhe të të miturve në histori, sipas National Geographic.

Flijimet makabre besohet të kenë ndodhur rreth 550 vjet më parë në perandorinë Chimú; vendi i sakrificës ndodhet shumë pranë Chan Chan-it të mbrojtur nga UNESCO.

Fotot e National Geographic tregojnë me dhjetëra eshtra të ruajtura prej më shumë se 5 shekujsh nga rëra e fortë. Fëmijët fatkeq ishin të moshave 5 deri në 14 vjeç, ndërsa lamat më pak se 18 muajshe.

Skeletet e të miturve dhe kafshëve kanë shenja të qarta goditjesh në zonën e kraharorit, si dhe dislokim të brinjëve. Ekspertët kanë dalë në përfundimin se gjatë ceremonisë, atyre u është çarë gjoksi, me shumë gjasa për t’u shkulur zemrën dhe e njëjta gjë ka ndodhur dhe me lamat.

Fëmijët, që i kishin fytyrat të lyera me një pigment të kuq, janë varrosur me fytyrë nga perëndimi, duke parë drejt detit, ndërsa lamat me pamje nga lindja, drejt majave më të larta të Andeve.

Verifikimi i shtresave të baltës së tharë tregoi se sakrificat njerëzore dhe ato të kafshëve kanë ndodhur në të njëjtën kohë. Tre të rritur, një burrë dhe dy gra u gjetën gjithashtu në zonë, edhe ata të flijuar përmes goditjesh të forta në kokë.

Zona në fjale pushtoi titujt e gazetave në 2011-ën, kur po aty u zbuluan gjatë një gërmimi të rastësishëm eshtrat e 42 fëmijëve dhe 76 lamave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...