×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Studimi/ Ja se si rrjetet sociale na krijojnë varësi psikologjike

Tuesday, 08 May 2018 17:17

 

Platformat e mediave sociale po përdorin të njëjtat teknika si bizneset e lojërave të fatit për të krijuar varësi psikologjike dhe për të futur produktet e tyre në jetën e përdoruesve, paralajmërojnë ekspertët.

Këto metoda janë aq efektive sa mund të aktivizojnë mekanizma të ngjashëm si kokaina në tru, të krijojnë dëshira psikologjike dhe madje të tërheqin ” thirrje dhe njoftime fantome” ku përdoruesit e ndjejnë zhurmën e një smartphone, madje edhe kur nuk ka ndodhur, bën të ditur The Guardian.

“Facebook, Twitter dhe kompanitë e tjera përdorin metoda të ngjashme me industrinë e lojërave të fatit për të mbajtur përdoruesit në faqet e tyre”, tha Natasha Schüll, autorja e Addiction by Design, e cila raportoi se si makinat slot dhe sisteme të tjera janë projektuar për t’i kyçur përdoruesit në një cikël varësie.

“Në ekonominë online, të ardhurat janë një funksion i vëmendjes së vazhdueshme të konsumatorit – e cila matet në klikimet dhe kohën e kaluar.

S’ka lidhje nëse është Snapchat, Facebook-i, ose CandyCrush, shpjegon Schüll, ju merrni cikle të përsëritura të pasigurisë, parashikimeve dhe reagimeve – dhe shpërblimet janë të mjaftueshme për t’ju mbajtur online.

“Nëse shkëputeni, ju merrni mesazhe ose oferta bonuse për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe t’ju sjellin prapë në rrjet”, tha Schüll. “Duhet të fillojmë të njohim shpenzimet e kohës së kaluar në mediat sociale. Kjo nuk është vetëm një lojë – ajo ndikon në ne financiarisht, fizikisht dhe emocionalisht “.

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 17:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...