×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Egoja? Ja 8 rastet kur ajo ndikon negativisht në punën tuaj

Premte, 06 Prill 2018 17:57

Egoja në biznesin tuaj apo punën që bëni , jo gjithmonë ju shërben për mirë. Shpesh ajo ndikon negativisht tek ju dhe ju bën të pasuksesshëm. Ja shembulli tipik:

 

Shumë vite më parë unë drejtoja një biznes të suksesshëm të cilin e shita kundrejt një vlere shmë të lartë parash. Në atë moment mendova, se duke qenë që arrita të isha i suksesshëm në këtë drejtim, unë mund të arrija gjithçkam dhe ishte pikërisht ky momenti kur unë ia lashë në dorë egos sime të merrte në dorë drejtimin e jetës sime.

 

Më pas fillova të merresha me një biznes të ri dhe e konsideroja veten time “si të paarristshëm” dhe se asgjë nuk mund të më ndalte. Por ishte pikërisht një gjë e tillë e cila e shkatërroi biznesin tim të ri, dhe si rezultat unë humba gjithçka kisha fituar deri në atë moment. Kështu e fillon artikullin e tij në Entrepreneur, John Rampton.

 

Egoja e shëndtshme është shumë e rëndëishme në ecurinë e një biznesi dhe në të pasurit sukses. Është pikërisht ajo e cila ju jep vetëbësimin e nevojshëm për të rrezikuar në sfidën e rradhës, por mbi të gjitha, ajo duhet të mbahet nën kontroll.

 

Më poshtë do të lexoni 8 stituata në të cilat egoja ime ndikon negativisht ne ecurinë e një binzesi:

 

Egoja nuk të lejon t’i pranosh vetes sesa shumë nevojë mund të kesh për të mësuar

Janë të shumtë liderat që mendojnë se kanë përgjigjen për çdo pyetje, prandaj ata kurrësesi nuk mund të pranojnë se kanë akoma nevojë për të mësuar, sepse e konsiderojnë një gjë të tillë si dobësi. Por t’i pranosh vetes që ke nevojë ëpr të mësuar gjëra të reja, nuk duhet të koniderohet në asnjë mënyrë si dobësi, sepse i gjithë rrugëtimi drejt suksesit është një proces i vazhdueshëm të mësuari.

 

Egoja të detyron të mos marrësh në konsideratë mundësi të ndryshme

Ju mund të mendoni se është pikërisht egoja ajo që do t’ju shtyjë drejt zgjedhjes më të mirë të mundshme në lidhje me biznsesin tuaj, Por pikërisht këtu duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse këtu mund të gaboni dhe të lini t’ju shpëtojnë ide inovative me të cilat biznesi juaj mund të kishte ecuar shumë perpara.

 

Mbivlerësim i aftësive tuaja

Mundohuni të mos mbivlerësoni aftësitë tuaja dhe të mendoni se jeni në gjendje për t’i dhënë zgjidhje çdo problemi që mund të keni. Gjithsekush në një kompani ka një rol të caktuar dhe të gjithë së bashku kontribuoni në suksesin e kompanisë suaj. Mos mendoni se ju mund të bëni profesionin e gjithkujt vetëm e vetëm sepse jeni lider i një kompanie të caktuar, spse nëse do ta bëni një gjë të tillë, atëherë egoja juaj do të ketë fituar dhe ju do të keni humbur.

 

Mikromenaxhimi

Nëse ju doni të keni kontroll mbi gjithçka atëherë duhet të tregoheni të kujdesshëm të mos bini në kurthin e mikromenaxhimit. Padyshim që ju doni të kujdeseni që biznesi juaj të këtë një ecuri sa më të mirë të mundhsme, por as ju dhe as punonjësit tuaj nuk janë perfekte prandaj do të ketë edhe raste kur pritshmëritë të mos përmbushen dhe një gjë e tillë është mëse e pranueshme. Por në vend që vetëm të mbikëqyrni punonjësit tuaj, dhe t’i kritikoni ata, mundohuni të krijoni një kulturë kompanie ku punonjëist tuaj të kenë besim tek ju dhe të mos kenë frikë nga reagimi juaj. Mikromenaxhimi nuk është aspak efikas. Jepini punonjësve tuaj lirinë e nevojshme që ata të tregojnë aftësitë e tyre, pa u ndjerë nën presion të vazhdueshëm.

 

Egoja nuk do t’ju lejojë që të kërkoni ndihmë

Të gjithë në i njohim historitë e sipërmarrësve të suksesshëm. Por një çështje e cila nuk është se ka marrë vëmendjen mediatike që i takon, është se pas çdo sipërmarrësi të sukseshëm ka një asistent po aq të suksesshëm. Jobs ka pasur Ëozniakun. Gates ka pasur Allenin, e kështu me rradhë. Një gjë e tillë shpejgohet me faktin se edhe sipërmarrësit dhe njëerëzit më të sukseshëm kanë nevojë për ndihmë, prandaj mos e lejoni egonn tuaj që t’ju ndalojë dhe të mos kërkoni ndihmë.

 

Çdo vendim mund ta merrni vetëm ju

Nëse ju përlqeni ngjyrën e kuqe, kjo nuk do të thotë se ajo është ngjyra e duhur edhe për logon e biznesit tuaj, sepse ajo ngjyrë mund të mos ketë fare lidhje me mesazhin që brandi juaj do të përçojë. Por duke qenë se ky është biznesi që ju drejtoni dhe juve si lider ju pëlqen ngjyra e kuqe, atëherë ka shumë mundësi që kjo ngjyrë të jetë edhe ngjyra e logos suaj, sepse tek e fundit jeni ju ai që i merrni vendimet dhe nuk njeri tjetër që mund t’ju kundërshtojë ato. E gjtihë çështja nuk ka të bëjë me ngjyrën e logos, por shtë një simbolikë e cila tregon mendësinë që keni ju si lider dhe lirshëmrinë që i jepni ju punonjësve tuaj për të shprehur idetë e tyre dhe në përfundim të zgjidhejt ajo më e mira.

 

Duhet të fitoni patjetër, humbja nuk ju lejohet

Ego do që jut ë keni gjithmonë të drejtë. Por një gjë e tillë nënkupton faktin se kur ju jeni në mes të një diskutimi apo duke dhënë një argument ju duhet të keni se s’bën të drejtë, edhe në ato raste kur mund ta keni gabim. Në vend që ju të kërkoni mënyra për ta çuar biznesin tuaj sa më përpara, ju luftoni për të pasur të drejtë në diçka e cila nuk do ta ndihmojë atë aspak. Liderat e vërtetë janë pikërisht ata të cilët e dinë kur beteja ka marrë fund dhe se ata duhet të pranojnë humbjen.

 

8. Objektiva të paarritshëm

Vetëm në sajë të egos ju mund të vendosni përmbushjen e objektivave të paarritshëm. Si një lider i një kompanie të suksesshme një prej detyrave më të rëndëishme tuajat është që ju të vendosni përmbushjen e objektivave të të arritshme, jo vetëm për veten tuaj, por edhe për të tjerët./Monitor/

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 11:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...