×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pse planetët janë të rrumbullakët? Shpjegimi, sipas NASA-s

E Enjte, 31 May 2018 13:48

Tetë planetet e sistemit tonë diellor ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri në shumë mënyra. Janë të përmasave të ndryshme, në distancë të ndryshme nga Dielli, disa janë të vegjël dhe shkëmborë të tjerët të mëdhenj dhe gazozë. Por të gjithë janë të rrumbullakët. Cila është arsyeja? Pse nuk ka forma të tjera si kub, piramida apo e disqe?

Planetët formohen kur materialet në hapsirë përplasen së bashku. Pas një farë kohe kur ka mjaftueshëm material krijohet graviteti; forca që mban gjërat të lidhura. Kur një planet në formim e sipër është mjaft i madh ai fillon e pastron rrugën rreth yllit që orbiton, përdor gravitetin për të kapur pjesë të hapsirës.
Një planet ushtron gravitet në të gjitha anët. Graviteti tërheq nga qendra drejt anëve si rrezet e një rrote biçiklete. Kjo bën që forma e përgjithshme e një planeti të jetë sferë, e cila është një rreth tridimensional.
Disa planete janë të rrumbullakët, disa të tjerë janë akoma më të rrumbullakët se të tjerët. Mërkuri dhe Venusi janë ata që janë më të rrumbullaktit. Ata janë pothuaj sferat më perfekte si gogla. Disa planetë nuk janë kaq perfektë përsa i përket formës së tyre. Saturni dhe Jupiteri janë pak më densë në qendër. Ndërsa ata orbitojnë fryhen përgjatë ekuatorit. Pse ndodh kjo? Kur orbiton, ashtu si planeti rrotullohet, anët e jashtme duhet të lëvizin më shpejt sesa ato brenda për të ruajtur ritmin. Kjo është e vërtetë për të gjitha gjërat që rrotullohen, si rrota, DVD ose edhe një ventilator. Anët duhet të përshkruajnë më shumë dhe më shpejt. Përgjatë ekuatorit të një planeti, një rreth në gjysëm të rrugës mes polit të veriut dhe atij të jugut, graviteti mban anët, por ndërsa rrotullohet skajet duan të shkëputen si balta që del nga rrota e makinës. Saturni dhe Jupiteri janë të mëdhenj dhe rrotullohen shumë shpejt, por graviteti i mban ata së bashku. Kjo është se pse ata fryhen në qendër. Ne e quajmë gjerësi ekstra fryrjen ekuatoriale. Saturni fryhet më shumë nga të gjithë planetët e sistemit tonë. Nëse do të krahasojmë diametrin nga njëri pol tek tjetri me diametrin përgjatë ekuatorit nuk është i njëjtë. Saturni është më dens me 10.7 % në qendër. Jupiteri është 6.9% më dens në qendër. Në vend që të jenë perfektë përsa i përket rrumbullaksisë, ata janë si topa basketbolli të shtypur sikur dikush i është ulur sipër.
Po planetët e tjerë?
Toka dhe Marsi janë të vegjël dhe nuk rrotullohen aq shpejt sa gjigandët gazozë. Ata nuk janë sfera perfekte, por janë më të rrumbullakët se Saturni dhe se Jupiteri. Toka është më dense 0.3 % në mes dhe Marsi me 0.6% më dens në qendër. Meqë nuk janë 1% densë në qendër mund të themi se janë shumë të rrubullakët.
Përsa i përket Uranit dhe Neptunit, ata janë në mes. Urani me 2.3% densitet në qendër, Neptuni me 1.7%. Ata nuk janë perfektë, por shumë afër të qënit të rrumbullakët përsosmërisht. / spaceplace.nasa.gov – bota.al

Modifikuar më E Enjte, 31 May 2018 13:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...