×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pse 1 ditë pushimi më shumë mund të shpëtojë botën

E Enjte, 31 May 2018 19:52

Një ditë pushimi më shumë mund të ulë në mënyrë drastike ndikimin negativ që ne kemi në mjedisin tonë dhe mund të jetë zgjidhja e ardhshme për rregullimin e ekonomisë sonë.
Gjithkush e pret me padurim fundjavën. Po sikur ato dy ditë të bëheshin tre dhe pushimet të fillonin që të premten?!
3 ditë pushime në javë do të thotë më shumë kohë e kaluar pranë fmiljarëve dhe miqve, më shumë kohë për të udhëtaur dhe për të ndjekuar pasionet dhe mbi të gjitha më shumë kohë për t’u shplodhur nga një javë e lodhshme në punë. Imagjinoni sikur disa herë në vit, ne të kishim tre ditë pushime dhe jo vetëm dy, një ide kjo të cilën gjithkush do ta pranonte me shumë kënaqësi. Përveç avantazheve të mësipërme që pushimet tre ditore do të sillnin për ne, ato do të kishin një impakt shumë të madh edhe në reduktimin e ndikimit negativ që ne kemi për mjedisin tonë.
Reduktimi i orëve të punës gjatë një jave do të thotë reduktim i konsumit të energjisë sipas ekonomistit David Rosnick dhe Mark Ëeisbrot. P.sh nëse amerikanët do të kishin të njejtin nivel orësh pune në javë si europianët, ata do të shikonin një reduktim me 20 për qind të përdorimit të energjisë dhe mbi të gjitha një ulje të nivelit të emetimeve të dioksidit të karbonit.
Nëse java do të kishte katër ditë pune, lëvizja e njerëzve nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas do të ulej shumë, duke sjelle më vete jo vetëm reduktim të nivelit të dioksidit të karbonit në ajër por edhe kursim energjie në kompnitë në të cilat ata punojnë.
Një gjë është vënë në praktitkë edhe në të kaluarën. Psh, në vitin 2007, shteti amerikan i Utahit e reduktori nr e ditëve të punës për punonjësit e shtetit, nga pesë në katër ditë, por ai zgjati orët e punë gjatë ditës së hënë dhe të enjte. Në dhjetë muajt e parë një strategji e tillë i kurseu shtetit 1.8 milionë dollarë amerikanë ose 1.36 paund britanikë në kursimin e kostove të energjisë. Më pak ditë punë nënkuptojnë më pak drita të ndezura, më pak ajër të kondicionuar dhe më pak kohë që shpenzohet përpara kompjuterave dhe pajisjeve të tjera të cilat harxhojnë energji.
Nëse gjatë asaj ditë pushimi të gjithë këta punonjës që detyrohen të udhëtojnë për orë të tëra deri sa të shkojnë në punë, emetimet e dioksidit te karbonit në ajër do të ishin masive, rreth 12,000 tonë CO2 çdo vit.
Por ky shtet, ndër të parët që filloi ta zbatojë këtë eksperiment, e braktisi në vitin 2011 sepse numri i banorëve që u ankuan për mungesë shërbimesh gjatë ditës së premte ishte shumë i lartë.
Megjithatë përfitimet e një dite më shumë pushimi janë edhe më të mëdha seç përmendëm më lart. Reduktimi i orëve të punës do të thotë një rritje të mirëbalancimit punë-jetë personale, si edhe do të na ndihmonte në përmirësimin e shëndetit tonë mendor dhe mirqenien e shëndetit tonë fizik.
Ky eksperiment me reduktimin e orevë të punë u aplikua edhe në Suedi dhe u arrit në rezultatin se më pak orë në punë u shoqëruan me reduktim të numrit të personave të sëmurë në punë dhe me rritje të nivelit të produktivitetit.
Por sigurisht si çdo risi edhe kjo shoqërohet me kundërshtime, një prej të cilave mund të shprehet me pyetjen “Si mund ta përballojmë ne një gjë të tillë?”
Përveç kundërshtimeve të shumta që mund të ekzistojnë, ka arsye shumë të rëndësishme ekonomike dhe teknologjike se përse qeveritë, partitë politike, insitucionet e ndryshme dhe lëvizjet sociale të fillojnë dhe të implementojnë javën me katër ditë pune dhe me tre ditë pushimi.
Antopologjisti David Graeber argumeton se janë të shumta vendet e punë ku punëdhënësve I mjafton që të shohin punonjësit e tyre përpara kompjutërave gjatë gjithë orarit zyrtar, pavarësisht se rendimenti i tyre mund të jetë shumë i ulët. Prandaj sipas tij, edhe nëse shkurtohen një ditë pune, rendimenti mund të jetë sërish në të njetat nivele me javën me pesë ditë punë nëse punonjësit do të japin maksimumin e tyre.
E parë në një perspektivë më afatgjatë, rritja e automatizimit në proceset e punës do të zëvendësojë me 47 për qind të forcës punëtore në Amerikë ndërsa me 54 për qind në Europë. Në këtëo rrethana, niveli i punës do të reduktohet dhe prandaj pushimet tre ditore mund të shndërrohen në një gjë të zakonshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...