×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pesë rregulla që vajzat dhe gratë e shëndosha të duken perfekte

Saturday, 14 Prill 2018 13:21

Nëse rastësisht jeni damë me shtat më të plotë, nuk është e tepërt t’i dini këto rregulla mbi stilizimin.

Edhe pse ende nuk mund të vërtetojmë zyrtarisht, gjithnjë e më shumë janë të angazhuara manekinet “plus size” në fushatat e top-brendeve.

Ato na bindin që jemi një hap më afër, nëse jo edhe deri në ndryshimet historike në botën e modelimit, që është një ndër faktorët kyç për formësimin dhe definimin e bukurisë.

Megjithatë, tashmë një kohë bota e më të mirave dhe më të preferuarave u takon damave të cilat gjithsesi kanë shtat të plotë: Scarlett Johansson, Eva Mendes dhe Monica Bellucci, apo edhe Kim Kardashian, të cilën në një pjesë të madhe e ka bërë të famshme “trupi” i saj, i cili është gjithçka, por jo edhe i hajthëm.

Gjithsesi, ndër damat më të njohurat dhe më krenare për nga trupi është – Ashley Graham!

ashley

Nëse rastësisht jeni damë me trup paksa më të plotë, nuk është e tepërt t’i dini këto rregulla mbi stilizimin:

1. Fustani me mbështjellje dhe xhemperi i shkurtër dinë të theksojnë në masë të duhur format femërore! Nën xhemper mund të vishni këmishë apo fustan të hollë leshi.

2. Ndoshta nuk ju duket që është ashtu, mirëpo femrave me forma më të plota të trupit nga të gjitha modelet e xhinseve më së miri u rrinë xhinset e ngushta, por edhe ato në formë kambane. Aq më parë, ato modele të cilat kanë bel të lartë.

3. Pantallona në formë “cigareje” me bel të lartë nga viskoza apo nga ndonjë material i mëndafshtë mund të duken shumë të sofistikuara dhe elegante, të kombinuara me çizme të shkurtra dhe bluzë atraktive apo pulovër.

4. Nëse dëshironi të krijoni iluzionin e belit të hollë, mënyra më e mirë që ta arrini atë është që të stilizoni kombinimin me rrip. Edhe nëse keni të veshur fustan, fund apo pantallona,rripi do të theksojë belin tuaj në mënyrën më të shpejtë dhe më të lehtë.

5. Modeli kryesor të cilin secila damë me e shëndoshë do të duhej ta ketë në gardërobën e vet është fundi i ngushtë. Nëse ka kuptuar diçka Kim Kardashian, atëherë pikërisht është fakti që duhet t’i qëndrojë besnike këtij modeli të fundit, si modeli të vetin më të preferuar. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...